Enciklopedike

Çfarë është Trëndafili i Bardhë?

Screen Shot 2016-05-07 at 12.47.09Trëndafili i Bardhë ose në gjermanisht Weiße Rose është emri i një organizate studentësh, që ka ekzistuar nga qershori 1942 deri në shkurt të vitit 1943, pjesëtarët e së cilës humbën jetën për shkak të kundërshtimit të tyre jo të dhunshëm ndaj regjimit nazist. Pjesëtarë të organizatës qenë studentët gjermanë kristianë mes të cilëve Hans Sholl dhe motra e tij Sofia, Aleksander Shmorel, Kristof Probst, Uil Graf dhe Kurt Hyber, një profesor i tyre.

Të rinjtë, në të njëzetat e hershme, në Mynih të Bavarisë, u përpoqën të bindnin gjermanët të fillonin një formë të ndryshme të rezistencës ndaj regjimit nazist përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve propagandistike. Ajo qe një lëvizje jo e dhunshme dhe pasive. Por pikërisht teksa qenë duke shpërndarë pamfletin e tyre të gjashtë, “Trëndafili i Bardhë” ra viktimë e Gestapos. Anëtarët e “Weiße Rose” besonin tek mospërdorimi i dhunës, dhe shpresonin se Evropa do të rindërtohej në bazë të parimeve federale dhe duke luftuar me ta për parimet e tolerancës dhe drejtësisë, shtyllat e besimit të krishterë.

Mjerisht, këto vlera nuk u përballën mirë me regjimin nazist, dhe madje edhe me kundërshtarët e tyre. “Rënia” e tyre filloi në 18 shkurt 1943, kur Sofia dhe Hans Sholl hynë në Universitetin me 1500 kopje të broshurës së gjashtë të organizatës për ta shpërndarë pa leje. Atë ditë një nëpëunës i administratës i vuri re dhe i çoi tek rektori, nga ku më pas u arrestuan.

Të njëjtin fat patën anëtarët e tjerë të grupit disa ditë më vonë, si dhe 80 persona të tjerë që nuk qenë  pjesë e “Wiße Rose”, por që mbanin së largu lidhje me ta. Deri në frymën e fundit Sofia dhe Hans Sholl mbështeteën arsyet e tyre për kundërshtimin e nazizmit, duke tronditur vetë zyrtarët e Gestapos; deri në 22 shkurt 1943 në Mynih, kur ata u dënuan më vdekje dhe u ekzekutuan./bota.al

Leave a Reply

Back to top button