Bota

Çfarë fshihet pas thashethemeve se Papa Françesku do të japë dorëheqjen?

Nga Andrea Gagliarducci

“Eurasia Review”

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme, nuk ka asnjë konfirmim se Papa Françesku po harton një dokument që do të përcaktojë rolin dhe detyrat e Papës Emeritus. Dhe ndërkohë nuk ka asnjë shenjë tjetër se Papa Françesku do të heqë së shpejti dorë nga shërbesa Petrine, siç para tij Benedikti i XVI.

Megjithatë, disa burime në Vatikan vazhdojnë të besojnë se këto skenarë janë të mundshëm, sidomos pasi ato duken të ndërthurura:Zërat për dorëheqjen e Papa Françeskut, lindin nga thashethemet mbi një dokument të mundshëm mbi statusin e Papës Emeritus, që nga ana e tij nxiti debatet mbi një konklavë të mundshme në të ardhmen e afërt.

Nëse është duke u studiuar një dokument mbi rolin dhe funksionet e Papës Emeritus, ky është një sekret që ruhet me shumë fanatizëm. Një burim i besueshëm i Vatikanit thotë se një ndërmarrje e tillë nuk mund të përjashtohet, dhe kjo për shkak të mundësisë që Papa mund të jetë duke e hartuar personalisht këtë dokument, dhe se ai do t’ia dorëzojë atë zyrave përgjegjëse për publikim vetëm pasi të përfundojë drafti.

Presionet për të përcaktuar më mirë statusin e Papës Emeritus, kanë filluar disa kohë më parë. Në një moment, teologu Andrea Grillo shkoi madje aq larg sa të kërkonte krijimin e një “vdekje institucionale” për Papën Emeritus, duke u ankuar mbi deklaratat e vazhdueshme të Benediktit XVI, të cilat sipas tij përbëjnë një “ndërhyrje” në punët e Papës aktual.

Nevoja për të rregulluar më mirë figurën e Papës Emeritus, ka ardhur nga qarqe që besonin se ishin mbështetës të Papa Françeskut, dhe që ishin të shqetësuar se deklarata publike e Benediktit XVI, mund të krijojë konfuzion rreth autoritetit të Françeskut.

Ky grupim ishte veçanërisht kritik kur Kryepeshkopi Georg Gaenswein, sekretar privat i Benediktit XVI, e përshkroi situatën aktuale si “të jashtëzakonshme”, për shkak të asaj që ai e përshkroi si një “pontifikat aktiv” dhe një “pontifikat soditës”.Benedikti XVI vendosi të mos miratojë ligjin se cili do të ishte roli i tij pas dorëheqjes nga papati.

Por ai vendosi të vazhdojë të mbajë veshjen e bardhë tipike të Papës,dhe të marrë titullin “Papa Emeritus”. Kjo qasje e tij ndryshonte nga ideja tradicionale se një Papë rikthehej në

një kardinal sapo dorëhiqej nga Papati. Papa Piu XII, që bëri gati një letër dorëheqjeje nëse nazistët do të zbatonin planin e tyre për ta rrëmbyer, arsyetoi në këtë mënyrë:“Kur të mbërrijnë, ata do të rrëmbejnë kardinalin Paçeli, dhe jo Papa Piun XII”.

Sipas teologut italian Giovanni Cavalcoli, Benedikti XVI vazhdoi të vishej me të bardha, për shkak se e konsideronte papatin një shugurim të dytë peshkopal. Peshkopët Emeritus, i mbajnë emblemat dhe titujt e tyre. Sipas këtij interpretimi e njëjta gjë ndodhi edhe me Papën Emeritus.

Në këtë mënyrë, Benedikti XVI u sigurua që të mos ndikonte në konklavën që do të zgjidhte pasardhësin. Një kardinal, megjithëse një ish-papë, mund të merrte pjesë në takimet para-konklavike të kardinalëve dhe për këtë arsye, të drejtonte zgjedhjen e një pasardhësi. Por Benedikti XVI nuk e bëri në asnjë rast këtë gjë.

Se çfarë do të bëjë Papa Françesku mbetet një mister. Deri më tani, ai nuk ka dashur asnjëherë ta përkufizojë figurën e Papë Emeritus nga pikëpamja juridike. Gjithsesi ai ka mbajtur një marrëdhënie të përzemërt me Benediktin XVI, dhe ka qenë gjithmonë dakord kur Papa Emeritus ka kërkuar mundësinë e shprehjes së tij.

Në një nga intervistat e tij të para në vitin 2014, ai tha se “Papa Emeritus nuk është një statujë, edhe ai merr pjesë në jetën e Kishës”. Atëherë, pse po qarkullon tani ideja e institucionalizimit të figurës së Papë Emeritus?

Për këtë duket se ka arsye të ndryshme. E para ka të bëjë me shëndetin e Papa Françeskut. Pas operacionit të kryer më 4 korrik, ai u shfaq fizikisht i fuqishëm dhe shumë aktiv në audiencën e përgjithshme dhe në Angelus August.

Për më tepër, ai po përgatit një udhëtim në Hungari dhe Sllovaki. Megjithatë, thashethemet se Papa mund të ketë një sëmundje “degjenerative” dhe “kronike” (sipas portalit zakonisht të mirë-informuar Il Sismografo), kanë përshkallëzuar diskutimet në lidhje me natyrën e konklavës së ardhshme.

Profesoresha italiane e së Drejtës Kanonike në Universitetin e Bolonjës, Geraldina Boni, ka botuar një studim mbi këtë temë, në të cilin ajo paraqet “arsyet e nevojës dhe urgjencës

së një ndërhyrjeje nga ligjvënësi suprem i Kishës (Papa), për të mbushur dy boshllëqe ligjore:kur Papa nuk mund të ushtrojë, përkohësisht apo përgjithmonë, detyrën e tij për shkak të “një pengese të pakthyeshme” dhe rregulloreve të “statusit juridik të një Pape që jep dorëheqjen nga detyra”.

Pra çfarë duhet bërë kur një Papë ka një sëmundje që prek intelektin dhe vullnetin e tij? Dhe cili është statusi i Papë Emeritus?Bisedat në rritje rreth studimit të Bonit, çuan në zëra mbi dorëheqjen e Papa Françesku. Logjika është e tillë:Nëse ne kemi filluar të diskutojmë statusin e Papë Emeritus, atëherë kjo do të thotë që Papa Françesku dëshiron të japë dorëheqjen.

Por fakti është se nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë shenjë se Papa Françesku dëshiron të dorëhiqet. Françesku i tha Nelson Castroas gjatë një intervistë në librin e këtij të fundit “La Salud de los Papas” (Shëndeti i Papëve), se ai e sheh veten duke vdekur “si Papë, ose në detyrë, ose si Papë Emeritus”.

Sipas një prifti argjentinas, që e ka njohur Papa Françeskun që kur jetonte në Buenos Aires, “ka vetëm një arsye pse Papa Françesku do të jepte dorëheqjen:që të ndikonte në procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij”. Por sa nga të gjitha këto janë thashetheme dhe sa të vërteta?

Së pari, është e vërtetë që shëndeti i Papës ka pësuar një rënie të madhe,dhe se vetë Papa Françesku ka filluar të shpejtojë disa vendime në rast se i ndodh diçka. Burimet nga Vatikani thonë se tani presin një mbyllje shumë të shpejtë të procesit në dukje të pafund të reformës së Kurias, që mund të ndodhë midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit.

Pra do ketë 5 ose 6 kardinalëve të rinj në fillim të tetorit; dhe pastaj një “seri vendimesh me tone të ashpra”, të ngjashme me publikimin e Traditionis Custodes. Sipas një burimi, “askush nuk pret që Papa të vdesë apo të japë dorëheqjen së shpejti. Por të gjithë po përgatiten që të mos befasohen kur këto të ndodhin”.

Back to top button