Shendeti

Çfarë i bën fëmijët obezë dhe pse janë në rrezik

Ka disa shkaqe pse fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë. Shkaqet më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve. Vetëm në raste të rralla mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetsore si p.sh.probleme hormonale. 

Edhe pse problemet e peshës trashëgohen në familje, jo të gjithë fëmijët që ka obezitetin në trungun familjar do të dalin mbi peshë. Fëmijët që kanë prindër ose vëllezërit ose motrat mbi peshë mund të kenë rrëzikshmërinë e lartë për t’u bërë mbi peshë gjithashtu, por kjo në fakt mund të ketë lidhje me stilin e përbashkët të jetës, si zakonët e ushqyerjes dhe të aktiviteteve.

Niveli total i aktiviteteve të fëmijës dhe dietës –dmth.ushqyerjes – së tij luan një rol shumë të rëndësishëm në peshën e fëmijës.Sot shumë fëmijë kalojnë shumë kohë në lojra joaktive. Për shembull, një fëmijë mesatar kalon pak a shumë katër orë në ditë duke parë televizorin. Tani që janë të zhvilluara edhe lojra kompjuterike, numri i orëve të kaluara pa levizje vetem shtohen.

Fëmijët obezë janë në rrezik për disa arsye:

Kolesterol i ngritur Tension i lartë i gjakut Sëmundje e parakohshme të zemrës Diabeti Problemet kockore Problemet me lëkurë si puçrrat e vapës,sëmundje kërpudhore të lëkurës dhe puçra fytyre.

Personi më i përshtatshëm për të caktuar – a është apo s’është fëmija juaj mbipeshë – është mjeku familjar. Për të kontrolluar fëmijën, mjeku do të mat peshën dhe gjatësinë e fëmijës, duke konsideruar moshën dhe tabelen e standarteve të rritjes. Nganjëherë nuk është e lehtë të caktoj obezitetin për shkakun që fëmijët nganjëherë kanë shpërthime të paparashikueshme në rritje. Për shembull, nuk është aspak e jashtzakonshme që djemtë për ca kohë duken mbipeshë, por disa vite më pas mund të zgjasin duke përshtatur gjatësinë me peshën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button