Horizonti.al

Çfarë ndodh nëse nuk flejmë për shumë kohë?

Një mungesë e zgjatur e gjumit shkakton çekuilibër dhe mund të shpjerë në vdekje, sepse ndryshon funksionet e trurit, përveçse kompromenton kujtesën, redukton kapacitetin e vëmendjes dhe ngadalëson reflekset. Nëse një person nuk fle për 36 orë, bien në mënyrë progresive aftësia për të marrë vendime dhe bërë llogari matematikore. Mund të shfaqen edhe psikoza, mani, fiksime, agresivitet e madje edhe haluçinacione.

Primatët

Rekordi i privimit nga gjumi është ai i Randy Gardner, amerikan, i cili qëndroi zgjuar për 11 ditë dhe 24 minuta, dhe më pas ra e fjeti për 14 orë resht. Më pas është Thai Ngoc, fshatar vietnamez, që nuk fle prej 40 vitesh. Duket se në vitin 1973 u prek nga një formë e pazakontë ethesh: ka qëndruar zgjuar që atëherë, edhe duke marrë hapje gjumi apo duke u dehur. Por rasti i tij as është provuar as studiuar ndonjëherë, edhe sepse Ngoc refuzon t’u nënshtrohet testeve./bota.al

Leave a Reply

Back to top button