Letersi

Charles Bukowski – udhërrëfyes mbi jetën dhe krijimtarinë

Screen Shot 2015-07-19 at 22.55.42“Unë bëhem i rrezikshëm nëse harrohem pas makinës së shkrimit”,- ka thënë Bukowski, autor i mbi 40 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”. Bukowski përdori prozën dhe poezinë për të përshkuar jetën e korruptuar urbane në Amerikë.

Në një libër të ri mbi autorin janë përfshirë edhe disa letra të papublikuara më parë, të cilat hedhin më shumë dritë mbi Bukowskin.

E pranonte që ishte i alkoolizuar

“Për 7 a 8 vjet kam shkruar shumë pak. Isha i dehur gjatë gjithë kohës. Përfundova një herë në spital me vrima në bark, ndërsa stokaku gati sa s’më dilte nga goja dhe nga b…”.

Po DH Lawrence, jo Faulkner

“DH Lawrence ishte solid, por Henry Miller ishte më modern, edhe pse më pak artistik. Pas Faulkner, publiku sikur e gëlltiti. Shumë nga krijimet e Faulkner janë plehra, por “plehra të zgjuara”.

Poezia është për të rinjtë

“Shumica e poetëve janë të rinj sepse nuk ia kanë dalë në letërsi. Më trego një poet të vjetër dhe do të të tregoj ose një të çmendur ose një mjeshtër. Kur fillon të gënjesh veten për arsyen e vetme që të shkruash një poemë është e sigurt që do të dështosh. Për këtë arsye nuk i ripunoj poezitë e mia”.

Disa shkrimtarë nuk janë të mirë

“Kur punoja për një revistë mësova se shumë shkrimtarë në të vërtetë nuk dinë të shkruajnë; ata vazhdojnë të shkruajnë prozë mbi klishe ose poezi për pranverën apo për dashurinë”

Për të mos folur pastaj për kritikët …

“Kritikët: ata nuhasin jetë dhe nuk e durojnë dot”.

… Ose personazhet e tij

“Personazhet e mia rrallë evoluojnë. Janë shumë të dëmtuar për ta bërë këtë”.

Nuk kishte keqardhje

“Nuk jam nga ata që kthej kokën pas me dëshpërim dhe keqardhje. Ka muzikë në çdo gjë, edhe në dështim”.

Nuk e donte famën

“Fama është si lojë për njerëzit e tjerë. Jemi me fat nëse nuk na njohin në rrugë. Të bëhesh i famshëm në të 20-tat është e vështirë për t’u përballuar dhe kapërcyer.

Harroji shqetësimet

“E mira dhe e keqja; e drejta dhe e gabuara vazhdojnë të ndryshojnë vendet”.

Thjesht pi një gotë dhe vë baste

“Nuk shkoj te psikologu t’i tregoj për ëndrrat e këqija. Të mërkurën mbrëma do të shkoj të shikoj garat me kuaj, do kthej një birrë të lirë dhe do vë bast mbi kalin numër 6”.

Përgatitur nga Botimeshqip.com

Leave a Reply

Back to top button