Letersi

Charles Dickens, sa shumë i dhënë ishte shkrimtari, pas trupave të pajetë

RUBRIKA: Fakte tronditës për shkrimtarë dhe poetë të famshëm
Dickens

Sigurisht, ai shkruajti disa prej romaneve më të famshëm të gjuhës angleze, por Charles Dickens ishte vërtetë njeri i çuditshëm. Kudo ku flinte, ai këmbëngulte që krevati të ishte me orientim nga veriu. Drejtimi i dyshekut, sipas tij, ishte shkëndija e krijimtarisë. Ai ishte gjithashtu ndjekës i mesmerizmit, versioni Viktorian i hipnotizmit, shpesh herë duke i praktikuar aftësitë e tij të supozuara, me të afërm dhe miq. Por të gjithë këto ishin vogëlsira, krahasuar me fetishizmin e tij për trupat e vdekur.
Kur nuk shkruante për jetimë të uritur apo koprracë nopranë, Dickensi shijonte të vinte vërdallë në Morgun e Parisit. Të vizitoje morgun, ishte versioni i shekullit 19 i shkuarjes në kinema. Parizienët e mërzitur që kishin një shije për makabren ndaleshin dhe vështronin trupat e viktimave të vrasjeve, vetëvrasjeve, apo të atyre që nxirreshin të mbytur nga Sena. Magjepsja e vetë Dickensit pas të vdekurve shkonte shumë më tej se sa thjeshtë kurioziteti i sëmurë. Sic e thoshte vetë shkrimtari i madh “sa herë që ndodhem në Paris, një forcë e padukshme më tërheq drejt morgut. Nuk dua asnjëherë të shkoj atje, por jam gjithmonë i tërhequr”.
Tërheqja nga kufomat ishte kaq e fortë, saqë Dickensi përfundoi në morg edhe ditën e Krishtlindjeve dhe ditën e Vitit të Ri, duke këqyrur trupa njerëzish që ishin qëlluar, therur apo fryrë nga uji. Dhe kur nuk ndodhej në Francë, Dickensi ndonjëherë kalonte kohën me policët e Lumit Tamiz, në kërkim të trupave apo duke biseduar për përpjekjet vetëvrasëse në Urën e Vaterlosë.

Leave a Reply

Back to top button