Nunc est Bibendum

“Chianti”, me sytë nga Viti kinez i Gjelit

Prodhuesit e verës Chianti Classico shpresojnë se viti i Gjelit do t’i ndihmojë të arrijnë sa më tepër konsumatorë kinezë

Verërat me emërtimin “Chianti Classico” të rajonit Toscana, e që përftohet prej disa varietetesh, kultivuar tashmë prej shumë kohësh në këtë territor, janë të njohura në mbarë botën për emblemën e tyre me Gjelin e Zi, që shfaqet në qafën e çdo shisheje, simbol i cili është përdorur gjerësisht dhe prej një kohe të gjatë, nga këshilli për marketingun e verës rajonale.

Viti i ri Kinez 2017 shënon një mundësi për “Chianti Classico” në Kinë, teksa kalendari hënor lëviz në vitin e gjelit, nga ai i majmunit.

Sipas Silvia Fiorentini-it, shefe e marketingut për Konsorciumin (“Chianti Classico Consorzio”), duke ditur se 2017 është viti i gjelit në Kinë, Konsorciumi patjetër që do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë më së miri”.

Konsorciumi ka planifikuar edhe zhvillimin e disa seminarëve edukues në Kinë për këtë vit.

“Ne e dimë mirë se “edukimi” në këtë treg është shumë i rëndësishëm dhe logoja me gjelin e zi është me të vërtetë shumë e dobishme për ne, si dhe për të ndihmuar konsumatorët të identifikojnë sa më mirë produktet tona”, ka thënë Fiorentini për “Decanter”.

Siç tregon edhe vetë Konsorciumi, emblema e Gjelit, ka qenë lidhur me zonën e Chianti-t prej rreth 700 qind vjetësh tashmë, që në kohën e një gare të famshme me kuaj mes dy kalorësish rivalë, njëri nga Firence dhe tjetri nga Siena.

Verërat italiane kanë njohur një rritje të madhe për sa i përket eksporteve drejt Kinës gjatë vitit 2016.

Kina është ende një treg “sekondar” për “Chianti Classico” për momentin, por Konsorciumi pret që kjo të ndryshojë. Ekziston një perspektivë e mirë rritjeje për të ardhmen dhe për këtë arsye investimet [atje] do të vazhdojnë.

Verëtarët italianë kanë ecur shumë përpara, edhe në sajë të hovit që u ka dhënë verërave italiane në vitin 2016, gjigandi i shitjes me pakicë online, “Alibaba”.

Edhe të tjerë verëtarë e kantina kanë tentuar më parë të përfitojnë nga Zodiaku Kinez, si psh. “Mouton Rothschild” gjatë vitit të dashit/cjapit në 2015, apo “Cheval Blanc” në vitin 2014.

Gjithçka provohet nga prodhuesit e tregtarët për të arritur shitje e fitime të mëdha. Ne të Nunc est Bibendum nga ana tjetër, si shijues të apasionuar e përkrahës të punës së mirë ndër vite, jemi patjetër mbëshetës të gjelit të Zi. / Nga “Decanter”

Leave a Reply

Back to top button