Bota

CIA: Investime sekrete

 

CIA menaxhon një fond investimesh me të cilin agjencia financon kompani që zhvillojnë teknologji të dobishme për inteligjencën

Forterra Systems, një startup kaliforniane që merrej me realitet virtual, kishte nevojë për para, por nuk ofronte produkte me sharm komercial të fortë. Në fund siguroi financime, por nga një kompani larg nga Silicon Valley. Paratë vinin nga In-Q-Tel, një fond investimesh që e ka selinë në shtetin Virginia dhe është themeluar nga CIA. Një ish drejtues i Forterra dhe njerëz të tjerë në dijeni të fakteve theksojnë se operacioni u bë i mundshëm nga një këshilltar administrativ i In-Q-Tel që ishte edhe drejtues i Forterra. Falë financimeve të In-Q-Tel, Forterra zhvilloi disa instrumenta të dobishme për ushtrinë dhe kështu që mbërritën edhe tenderat e parë qeveritarë. Pikërisht ashtu si CIA, edhe In-Q-Tel vepron kryesisht në hije. Drejtuesit e saj theksojnë se fondi është i pavarur, megjithatë lidhjet e tij me CIA-n janë të thella dhe pothuajse të gjitha vendimet lidhur me investimet kalojnë nëpër agjencinë e shërbimeve sekrete. In-Q-Tel bën të njohur pak mbi kriteret me të cilat zgjedh kompanitë për t’u financuar, nuk e zbulon kurrë entitetin e investimeve dhe nganjëherë shmang pikërisht që t’i deklarojë. Akoma më të errët janë konfliktet eventuale të interesit, si ato të dala nga rasti i Forterra dhe nga të tjerë më të vonshëm. “Wall Street Journal” i ka shqyrtuar me themel invesitmet e bëra nga In-Q-Tel, duke arritur në konkluzionin se gjysma e këshilltarëve administrativë të saj kanë lidhje ekonomike të llojeve të ndryshme me kompanitë e financuara: kërkimi i teknologjive të reja e ka çuar In-Q-Tel, në të paktën 17 raste, të subvenconojë kompani në një farë më nyrë të lidhura financiarisht me një component të vetë këshillit administrues të tij.

Analiza e “Wall Street Journal”, bazuar edhe në intervista me drejtues të kaluar dhe të tashëm të In-Q-Tel, nxjerr 3 raste të tjera të ngjashme me atë të Forterra. In-Q-Tel është i ndryshëm nga fondet e tjera të investimeve për një motiv jo për anashkaluar: nuk ka qëllime fitimi. Objektivi i tij është të mos nxjerrë fitime, port ë stimulojë zhvillimin e teknologjive të dobishme për aktivitetet inteligjente të CIA-s. marrëdhëniet e ndërthurura janë tipike të sektorit të fondeve të investimit, ku për suksesin është themelore njohja e thellë e produkteve financiare. Por ndërsa fondet e tjera të investimit rrezikojnë paratë e tyre apo atë të investitorëve privatë, In-Q-Tel përdor para publike, të kufizuara nga një normativë e rreptë mbi konfliktin e interesit. Po flasim për të paktën 120 milion dollarë në vit, në bazë të vlerësimeve të atyre që i njohin llogaritë. Nganjëherë ky kapital përdoret në mënyrë që, ndoshta jo qëllimisht, mund të favorizojë administratorët e In-Q-Tel që mbajnë poste të tjera në sektorin e teknologjisë. Shpesh investimet e In-Q-Tel janë të afta të tërheqin financime të tjera. Çdo dollar që fondi i CIA-s investon në një kompani të vogël përgjithësisht sjell me vete 15 dollarë të investuara nga fonde të tjera. Kështu që ka më shumë gjasa që kompania e vogël të ketë sukses dhe që aksionet e saj ta rrisin vlerën e tyre, për gëzimin e cilitdo që i posedon.

Politika të rrepta

In-Q-Tel thekson se në rast se dëshiron të zbulojë teknologji premtuese, i duhet domosdoshmërisht të punojë me njerëz që kanë një dije të thellë të sektorit. Për këtë arsye, shpjegon fondi, lidhjet potencialisht ambige janë praktikisht të pashmangshme. “In-Q-Tel adopton politika rigoroze për të mbrojtur paratë e kontribuesve, të parandalojë konflikte interesi dhe të ndjekë zhvillimin e teknologjive që arrijnë objektivat e përacaktuara”, pohon Ryan Trapani, zëdhënës i CIA-s. për të pasur sukses “duhet një këshill administrative që e di se çfarë po bën”, thotë Jefrey Smith, i cili ka kontribuar në themelimin e In-Q-Tel kur ishte Këshilltar i Përgjithshëm i CIA-s dhe tani është një këshilltar i jashtëm i agjencisë. Gjithsesi, In-Q-Tel u lejon administratorëve të tij që të sugjerojnë investime në kompani me të cilat ata kanë lidhje, gjithmonë që t’ia thojnë fondit dhe CIA-s. nëse një këshilltar administrative shpreh një rekomandim, nuk mund të marrë pjesë në vlerësimet dhe në votimin për financimin. Në 2006 Charles Boyd, një general aviacioni në pension, hyri në këshillin administrativ të Forterra dhe në atë të In-Q-Tel. Një vit më pas fondi i CIA-s investoi para në Forterra, edhe pse askush nuk e di se sa. Gjenerali Boyd ka deklaruar se e ka sugjeruar investimin, por se nuk ka kontribuar në miratimin e tij, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë shpërblim nga Forterra për rekomandimin e tij. “Pasja e Charles në këshillin administrative ka qenë një avantazh i dyfishtë për ne. Është ai që na e ka dhënë këtë mundësi të madhe”, deklaron Chris Badger, në atë kohë përgjegjës i marketingut të Forterra. Badger tregon edhe se në brendësi të Forterra ngrihej pyetja nëse “modeli i financimit të In-Q-Tel mbronte vërtet interesat e kontribuesve”. Por paratë e In-Q-Tel dhe tenderat e mëpasëm federalë nuk kanë mjaftuar. Forterra nuk ka pasur sukses dhe në 2010 ka mbyllur dyert dhe është shitur. Blerësi ishte një kompani tjetër në këshillin administrativ të së cilës qëndronte një këshilltar i In-Q-Tel. Kush ka investuar tek Forterra ka pësuar humbje të mëdha, tregojnë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Ligje të deformuara

Për CIA-n kontrollimi i një fondi investimesh është një mënyrë për të stimuluar dhe orientuar zhvillimin teknologjik ka ngecur në burokraci. Origjina e In-Q-Tel i takon një projekti të nisur në fundin e viteve Nëntëdhjetë nga George Tenet, në atë kohë Drejtor i CIA-s. tenet e kishte kuptuar se ligjet e deformuara mbi blerjet e administratës publike e pengonin agjencinë në pasjen akses në teknologjitë më të reja. Kur miratoi krijimin e In-Q-Tel, Kongresi i Shteteve të Bashkuara i caktoi një financim vjetor që me kalimin e viteve është rritur ndjeshëm. Në vitin 2000 fondi i CIA-s nisi të investojë në kompani që prodhonin satelitë apo që merreshin më analizimin e të dhënave, përkthimeve dhe arkivimeve dhe menjëherë kërkonte që të pilotonte projektet e tyre të zhvillimit teknologjik. Për shembull, duke financuar një kompani që analizon përzierjet kimike të tapeteve, ka siguruar një metodë për të zbuluar substance kimike vdekjeprurëse në Afganistan e në Irak, shpjegon Christopher Darby, Administratori i Deleguar i In-Q-Tel. Në një rast tjetër ka financuar një prodhues antenash satelitare: në këtë mënyrë ka zhvilluar antena portabël që ndihmojnë trupat apo agjentët e inteligjencës të komunikojnë në vende të thella, shton Darby. Vetë Administratori Delegat i In-Q-Tel është shembulli i një konflikti interesi në brendësi të fondit. Darby është pjesë e këshillit administrative të një kompanie aktive në fushën e sigurisë informatike, të quajtur Endgame, e cila nuk merr financime, por është në konkurrencë me kompani të tjera që janë aktive në të njëjtin sektor dhe aspirojnë paratë e In-Q-Tel. Darby siguron se nuk merr pjesë në vlerësimin e kërkesave të financimit të tyre. 100 nga rreth 325 investimet e miratuara nga In-Q-Tel qysh kur është themeluar nuk janë bërë publikë, edhe pse nga njëherë emrat e kompanive që i kanë përfituar i janë bërë me dije opinionit public. Transparenca e pakët i detyrohet ndoshta nevojës për të ruajtur sigurinë kombëtare apo thjesht faktit që një startup nuk është e prirur që t’i bëjë publike lidhjet financiare të saj me shërbimet e inteligjencës. In-Q-Tel nuk ka objektivin e realizimit të fitimeve, por në rast se ndodh, për shembull kur një prej startup-eve që financon kuotohet në bursë, mund të sigurojë fitime dhe t’i përdorë ato për financimin e projekteve të reja. Të drejtat lidhur me shpikjet apo me teknologjitë e reja nuk janë kurrë pronësi e tij.

Në hyrje të selisë së In-Q-Tel në Arlington të shtetit Virginia, Pritesh nga tri ekrane të fikur dhe nga një flamur i Shteteve të Bashkuara i mbështetur mbi një piedestal. Ndonjë drejtues vishet me xhinse, në shpirtin e Silicon Valley, por xhamat ombratë dhe lexuesit e gjurmëve dixhitale në hyrje të disa dhomave të kujtojnë nga afër botën e spiunazhit. Midis kompanive të financuara nga In-Q-Tel është edhe CyPhy Works, që prodhon dronë të vegjël për survejim. Në këshillin administrative të saj ndodhet Anita Jones, informaticiene dhe ish oficere e Pentagonit që nga viti 2002 është edhe në këshillin administrative të In-Q-Tel. Sipas Helen Greiner, Administratore Delegate e CyPhy, nuk ka qenë Jones ajo që e ka vënë në lidhje kompaninë e saj me In-Q-Tel. Pasi ka hedhur paratë e tij, fondi i CIA-s i ka sugjeruar CyPhy disa modifikime në një model droni të aftë që të qëndronte në fluturim për qindra orë. Kështu është prodhuar një ekzemplar i ri, PARC-u (Persistent Aerial Reconnaissance and Communications), i përdorur sot nga qeveria amerikane dhe i disponueshëm në treg. Shpesh lidhjet midis administratorëve dhe kompanive financiare janë indirekte. Për shembull, tri këshilltarë administrativë të In-Q-Tel punojnë edhe për fonde investimesh të tjera. In-Q-Tel ka hedhur paratë e tij në të paktën 13 kompani tashmë të mbështetura nga këto fonde. Peter Barris, Administrator i In-Q-Tel, është ortak i New Enterprises Associates, një fond i madh investimesh. Barris hyri në këshillin administrative të In-Q-Tel në 2006 dhe katër vite më vonë fondi i CIA-s ka investuar në Cleversafe, një startup arkivimi të dhënash në të cilën New Enterprises kishte tashmë një pjesëmarrje. Disa vite më pas, New Enterprises e ka rritur me 25 përqind pjesëmarrjen e vet tek Cleversafe, ku ndërkohë Barris ishte bërë Administrator i Deleguar. Në vijim, Barris ka luajtur një rol në ristrukturimin e Cleversafe, që e ka shitur aktivitetin e arkivimit të të dhënave për 1.3 miliard dollarë. Në kohën e shitjes, në vitin 2015, Barris ishte në këshillin administrative të Cleversafe dhe në atë të dy financuesve të tij, In-Q-Tel dhe Northwestern University.

Barris pranon se është bërë fjalë për një trekëndëzim të pazakontë, por pohon se interesat e të gjithë investitorëve nuk qenë në konflikt. Shton edhe se i ka sugjeruar In-Q-Tel të investojë në të paktën 3 kompani të lidhura me New Enterprises Associates, por rekomandimet e tij nuk janë pranuar. Sipas Ronald Gilson, Profesor në Columbia Law School dhe ekspert në fondet e investimeve, ai i In-Q-Tel është një model gjysmëqeveritar unik: fondi ka nevojë për konsulencat e ekspertëve, por i duhet edhe që të shmangë krijimin e marrëdhënieve financiare tejet ambige. “Në rast se do pavarësi të plotë, duhet të zgjedhësh persona që nuk kanë interesa në sektor”, ka thënë Gilson. “Por personat pa lidhje nuk të hyjnë në punë”.

(Damian Paletta për “The Wall Street Journal”)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button