Your Life

Çiftet më të bukura janë ato ku partnerët e kuptojnë njëri-tjetrin vetëm me një shikim

Çiftet më të bukura, nuk janë ato që puthen çdo minutë, apo që i thonë çdo moment njëri-tjetrit “zemra, shpirti”. Jo, çiftet më të bukura janë ato që dalin bashkë për shëtitje dhe e kuptojnë njëri-tjetrin vetëm me një shikim. Janë ato që i besojnë njëri-tjetrit, që duhen në mënyrë reciproke, që për çdo zënkë dinë tëbëjnë paqe dhe që nuk i premtojnë asnjëherë përjetësinë njëri-tjetrit, sepse e dinë se ka edhe ndjenja, sado të sinqerta, që nuk zgjasin përjetë. Ama investojnë çdo ditë që dashurisë së tyre të mos i mungojë gjë.

Në përditshmërinë tonë shohim plot çifte që dalin rrugës të përqafuar, puthen dhe e shprehin hapur dashurinë. Ama njëkohësisht me këtë, jemi duke hasur edhe nivelet më të larta të divorceve. Pra, pritej qëpërpara lumturive të tilla në dukje, rastet e divorceve të binin. Ama nuk ndodh kështu dhe arsyeja është se shumë njerëz i shprehin ndjenjat sa për fasadë. Në ditët e sotme, lidhjet konsiderohen si hobby dhe njerëzit lidhen për t’u dukur më mirë në shoqëri. Harrojnë që në thelb të një lidhjeje duhet të qëndrojëdashuria e sinqertë dhe respekti për ndjenjat e personit që ke pranë.

Pikërisht për një arsye kaq të thjeshtë, ecuria e marrëdhënieve të ditëve të sotme nuk është e njëjtëkrahasuar me ato të gjeneratave të mëparshme. Nuk duhet të shkojmë larg, mjaftojmë t’i krahasojmëlidhjet e sotme me marrëdhëniet që kanë prindërit tanë, për të kuptuar se sa diferencë ka midis tyre. Nëlidhjet e ditëve të sotme, të dy personat duhet të bërtasin për të arritur në një kompromis. Këto sigurisht nuk kanë një ecuri shumë të mirë, pasi personin që ke zgjedhur ta kesh pranë vetes, duhet ta kuptosh thjesht me një shikim, pa fjalë të shumta dhe aq më tepër, pa e ngritur zërin.

Back to top button