Zodiak Ditor

Cilat janë tre shenjat më me fat për sot, e diel 3 nëntor 2019?

Këto janë tre shenjat më me fat për ditën e sotme:

PESHQIT

Eshtë një fundjavë e mirë për emocionet. Mund të vendosni dikë në një piedestal, tendenca juaj për të idealizuar do të jetë gjithmonë e më e fortë. Për momentin ju duhet vetëm t’i kushtoni vëmendje një teprice idealizimi ose admirimi për dikë dhe mos ta ngatërroni atë me dashurinë. Ju duhet kohë për të kuptuar nëse një histori e lindur kohët e fundit ia vlen të jetohet apo jo.

AKREPI

Horoskopi sot dhe nesër ju sheh duke kërkuar përqafime dhe prova të tjera dashurie. Nëse jeni xheloz nga natyra, kjo prirje do të theksohet dhe mund të dëmtojë një çift tashmë të dëmtuar nga tensionet. Në përgjithësi do të përjetoni emocionet tuaja me një përfshirje të madhe. Aq sa do të jeni protagonisti i skenës. Misteri dhe hijeshia do i bëjnë beqarët vërtet të parezistueshëm.

BRICJAPI

Venusi ju fton të jepni dhe të mos prisni asgjë nga të tjerët. Për momentin! Shumë shpejt, saktësisht në datën 26, do të hyjë në shenjën tuaj, ku do të krijojë një pamje të veçantë me planetët e tjerë, dhe veçanërisht me Marsin. Një dashuri në shikim të parë? Një ndarje? Asgjë e pamundur. Në çdo rast së shpejti do të ketë ndryshime të rëndësishme, që nga viti i ardhshëm do të ndryshojnë horizontin tuaj.

Leave a Reply

Back to top button