Horizonti.al

Cili është dallimi mes një psikopati dhe një sociopati?

sociopatTë dy këto gjendje shpesh herë trajtohen si të njëjta, por psikiatrit identifikojnë dallime të rëndësishme. Të dy e injorojnë ligjin, zakonet dhe të drejtat e të tjerëve, dhe nuk ndiejnë faj apo pendim për sjelljen e tyre. Të dy mund të jenë të dhunshëm, ndonëse jo të gjithë janë të tillë. Megjithatë, sociopatët janë edhe të çorganizuar, impulsivë dhe me humor të luhatshëm dhe rrallëherë mund të bëjnënjë punë. Ata shfaqen shumë të trazuar dhe krimet e tyre janë zakonisht spontanë.

Në të kundërt, shumë psikopatë bëjnë jetë relativisht normale, duke manipuluar njerëzit dhe imituar emocione që nuk i ndjejnë dot vetë. Krimet e tyre zakonisht planifikohen deri në hollësi. Ekzistojnë disa prova që psikopatia trashëgohet ndërkohë që sociopatie vjen për shkak të traumave të fëmijërisë, ose neglizhimit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button