Analiza

Ç’ka ndodhur me luftëtarët e huaj të ISIS-it që janë rikthyer në Evropë?

Nga John Mueller

Mediat kanë prirjen të mbulojë shumë pak gjërat që nuk ndodhin. Për shembull, mbetet ende një mister mbi atë që ka ndodhur me të gjithë ata anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët pasi u trajnuan në Lindjen e Mesme, u rikthyen në Evropë, dhe ishin të gatshëm të kryenin akte terroriste në vendet e tyre. Duket që deri tani nuk është shfaqur asnjë prej tyre.

Alarmi mbi rrezikun e tyre është ngritur në shumë vende. Spikat një artikull nga Rukmini Kalimashi në “Neë York Times” më 3 gusht 2016, që flet mbi një “rrjet global vrasësish” që ISIS kishte krijuar dhe fuqizuar. Ai paraqiste një foto të madhe në faqen e saj, me imazhin e krimineli të rëndomtë gjerman, i cili i ishte bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe më pas ishte larguar, pasi siç tha kishte hequr dorë nga dhuna.

Historia shoqëruese, mbulonte pjesën më të madhe të gjysmës së sipërme të faqes së pare, e plotësuar nga 2 faqe në brendësi. Në një intervistë nga burgu, ‘banditi ynë pohoi me padurim dhe me autoritet, se shumë luftëtarë të ISIS-it ishin kthyer në Evropë, dhe ishin gati të kryenin një rebelim terrorist:”Ata kanë shumë njerëz …qindra … jetojnë në vendet evropiane dhe presin për urdhra që të sulmojnë njerëzit”.

Artikulli gjithashtu përfshinte konfirmimin e këtij pretendimi nga ana e zyrtarëve të inteligjencës dhe të mbrojtjes, të cilët flisnin në kushte anonimiteti. Që atëherë, për aq sa unë mund të shoh, asnjë nga ata qindra “ushtarë” evropianë nuk është hedhur në veprim.

Pati sulme në Paris dhe Bruksel nga të kthyer të tillë një vit para atij shkrimi. Dhe ka pasur disa sulme të lidhura me ISIS në Evropë, qëkur është botuar ky artikull. Por këto janë kryer kryesisht nga njerëz që thjesht janë frymëzuar nga grupi, por asnjeri nuk ka qenë i kthyer nga Lindja e Mesme. A mund të ketë një shpjegim për këtë jo-ngjarje të jashtëzakonshme?

Gushtin e vitit të kaluar, në përvjetorin e dytë të artikullit, ia parashtrova këtë pyetje një gazetari që unë njoh tek “New York Times”, dhe sugjerova se ndoshta mund të jetë e përshtatshme një histori pasuese. Ai mendonte se ishte një ide e mire, dhe ia përçoi eprorëve për shqyrtim. Më 12 shtator, Times botoi një artikull, sërish nga Rukmini Kalimashi, që mund të ketë qenë në përgjigje të sugjerimit tim.

Shkrimi titullohej, “Pse një ‘tabllo dramatike’ në sulmet e ISIS në Perëndim, është një ngushëllim i mjerë”. Megjithatë, ai injoron tërësisht çështjen e të kthyerve. Në vend të kësaj, ekziston një katalog, nga burimet ekskluzivisht të thella brenda industrisë së vlerësuar të terrorizmit, rreth “sulmeve të Shtetit Islamik”, të kryera ose të planifikuara kryesisht nga njerëz që nuk kishin lidhje me ISIS-in, përveçse ndoshta një lloj frymëzimi.

Për shembull, ka shumë marraz për një adoleshent kanadez, i cili është thjeshte një i ndërvarur prej kohësh nga droga, dhe sipas nënës së tij fajtor nuk për masakrën që kreu nuk ishin

“barnat antipsikotike” (siç thotë artikulli), por fakti që ai refuzoi t’i merrte ato. Në shkrim pranohet se numri i sulmeve terroriste në Evropë është i ulët, por shton në tone alarmante se numri i arrestimeve për terrorizëm (që ajo i quan “sulme të tentuara”) në Europë kishte qenë rritje.

Ajo përfundon, se kjo do të thotë se “ndërsa kapaciteti i Shtetit Islamik mund të ketë qenë zvogëluar, përpjekjet e tij jo”. Dhe argumenton se ndryshimi “është se zbatimi i ligjit, po saboton  gjithnjë e më shumë komplotet e fshehura”. Numri i arrestimeve për terrorizëm, është rritur ose ka mbetur i lartë, jo për shkak se kontigjentët terroristë ose proto-terroristë janë kaq të shumtë apo të përhapur, por për shkak se policia në Evropë ka bërë shumë më tepër përpjekje për kërkimin e tyre.

Në veçanti, ata po bëhen veçanërisht të aftë në kontrollin e internetit, ku ISIS-i frymëzon të dëshpëruarit, si adoleshentin kanadez dhe terroristët e tjerë që flasin shkujdesur në mediat sociale dhe në forumet e përgjuara nga policia.

Siç theksohet në artikull, “agjencitë e zbatimit të ligjit, janë gjithnjë e më shumë në gjendje të depërtojnë në këtë univers në internet, thonë analistët. Ndonjëherë duke u fshehur në chat-room

e Shtetit Islamik në Telegram, platforma e koduar e mesazheve, që është mediumi i preferuar i grupit terrorist.

Pra, policia ndoshta nuk po vepron dhe aq mirë “duke u përmirësuar në parandalimin” e komploteve, sa të bëhet më e aftë në gjetjen (dhe lehtësimin) e komploteve embrionale për t’i ndaluar ato që më parë. Ndërkohë, mbetet misteri mbi mungesën e ngjarjeve nga të rikthyerit.

A është e mundur që ata, apo të paktën të rikthyerit të vendosur që kanë si kredo dhunën, të mos ekzistojnë?

Shënim: John Mueller, është politolog në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA, dhe anëtar i Institutit Kato.

Burimi: “National Interest”

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button