Analiza

Ç’kërkonin bombarduesit rusë pranë brigjeve të Kalifornisë?

bombaAeroplanët luftarakë amerikanë kanë ndërprerë bombardues rusë në brigjet e Alaskës dhe Kalifornisë gjatë këtij muaji, në ato që mund të konsiderohen si incidentet e fundit mes një serie përplasjesh ajrore mbi Paqësor.

Më 4 qershor, sipas zyrtarëve amerikanë të Mbrojtjes, katër bombardues të distancave të largëta “Tu-95 Bear-H”, të shoqëruar nga një anije cisternë, fluturuan mbi Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore amerikane, një zonë që i kalon 200 miljet nga brigjet e Amerikës së Veriut deri në Alaskë, ku ata hasën pengesën e aeroplanëve luftarakë amerikanë “F-22”. Dy prej bombarduesve rusë u tërhoqën dhe u drejtuan për nga Perëndimi, ndërsa dy të tjerë morën drejtimin për nga Jugu dhe u identifikuan më pas nga aeroplanët luftarakë amerikanë “F-15”, vetëm 50 milje nga brigjet e Kalifornisë.

Kapiten Jeff Davis, një zëdhënës i Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, tha se ishte hera e parë që aeroplanët amerikanë kapnin aeroplanë ushtarakë rusë në brigjet e Kalifornisë, që prej 4 korrikut 2012.

Zëdhënësi i Pentagonit, Kolonel Steve Warren, tha se besohet që aeroplanët rusë të ishin me një mision stërvitor. Davis tha se ata ishin brenda të gjitha të drejtave të tyre gjatë fluturimit. “Ata ndoqën të gjitha protokollet, madje ishte një përballje tepër profesioniste mes të dyja palëve”, tha ai. “Nuk pati asgjë mes veprimeve të tyre, që të ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”. Aeroplanët rusë nuk kanë hyrë kurrë në territorin amerikan, i cili është zgjeruar me ligj ndërkombëtar me 13,8 milje (apo 22,2 km) nga brigjet amerikane. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button