Kinema & TV

“Crimson Peak” – Shtëpia e magjepsur e Guillermo del Toros

Screen Shot 2015-07-25 at 19.05.43Në mes të një skene të madhe televizive në rrethinat e Torontos, qëndron një vilë angleze e rrënuar, e cila është një nga gjërat më befasuese që ne kemi parë ndonjë herë, por jo lloji i vendit ku t’i do të dëshiroje të flije. Allerdale Hall, siç është regjistruar në mendjen e Guillermo del Toro-s, është vendi qëndror për Crimson Peak; kthimi i Mjeshtrit meksikan tek horrori. Është e mbushur me tmerr, korridoret janë të piketuara me kunja, dhe fjala “frikë” endet përmes të gjithë shtëpisë. “Është gjithandej në shtëpi, kjo ide e paraadhësve që e magjepsin vendin,” thotë del Toro.

Historia është letra e dashurisë së regjisorit ndaj të gjitha gjërave Gotike – Jane Eyre, Xhaxha Silas, romanet e Ann Radcliffe, por sipas asaj që ai e quan “një qasje shumë moderne, e çuditshme, e dhunshme ndaj materialit”. Vërtitet rreth një gruaje të re amerikane (Mia Vasikovska), e cila joshet nga një zotëri elegant anglez (Tom Hiddelston) dhe lëviz me shpejtësi më pas për tek shtëpia e familjes së tij, për të zbuluar se nuk ishte ajo që ishte reklamuar, por një rrënojë ku duhej të ishte një vilë me pesë yje, e populluar mundësisht nga një motër e paekuilibruar (Jessica Chastain) dhe një mizëri fantazmash.   

“Në fund të ditës fantazmat janë të frikshme”, thotë del Toro, “por njerëzit janë shumë më të tmerrshëm”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button