Kulture

“Darka e Fundit” e Leonardos, e çkoduar

Screen Shot 2015-09-28 at 09.43.17

Të vërtetat e fshehura të një kryevepre të Leonardos, në një udhëtim mes historisë dhe fantazisë

Muralja në Santa Maria delle Grazie në Milano është një prej veprave më të mëdha dhe të rëndësishme të Leonardo da Vinçit. Piktura, e realizuar në një hark kohor nga viti 1494, deri në vitin 1497, ishte porositur nga duka Ludovico Maria Sforza. Nevoja për të rrëfyer darkën e fundit të Jezusit, vuri në një provë të fortë gjeniun nga Toskana. Në një pikturë të vetme, i duhej që të rrëfente momentin kur Jezusi u thotë dishepujve, të mbledhur përreth tij, që njëri prej tyre do ta tradhëtojë. Rezultati është një pikturë e realizuar në mur, 4 metra e 60 me 8 metra e 80, e mrekullueshme.

Nëpër vite, piktura u është nënshtruar interpretimeve të shumtë, duke filluar nga identiteti i personazheve: janë apostujt, por Leonardo nuk e ka thënë asnjëherë se cilët ishin. Kanë qenë deduktimet e mëvonshme që e kanë përcaktuar. Deduktime që shpesh herë kanë qenë produkt i fantazisë…

[real3dflipbook id=”552″]


 

Leave a Reply

Back to top button