Zodiak MeB

Dashi rifiton besimin, Gaforrja në vështirësi, plot intuitë Shigjetari. Horoskopi sot, e martë 5 mars 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite do i kuptoni gabimet e së shkuarës dhe do e rifitoni besimin tek vetja.  Do ndiheni shumë më mirë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me dashuri. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe nuk do preferoni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe më në fund do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë pritet të filloni një projekt shumë premtues. Hapat do i hidhni ngadalë, por shumë të sigurta. Do jeni edhe shumë më të organizuar. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë e kënaqshme. Herë pas here mund të përballeni edhe me vështirësi.

Demi

Dielli, Neptuni dhe Mërkuri do bëhen bashkë gjatë gjithë kësaj dite dhe do iu sigurojnë momente shumë të këndshme. Do jeni mjaft kurajozë dhe entuziastë. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft romantike dhe të bukura. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë pranë atij që keni në krah dhe do përjetoni herë pas here emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë të mbushur me takime të papritura dhe duhet t’i shfrytëzoni ato sa më shumë që të mundin. Sipas Dritare.net, në punë situata do përmirësohet goxha dhe do ndiheni më të aftë se më parë. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë sepse përndryshe do keni probleme serioze.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të matur dhe më të duruar kështu që keni për t’i kaluar më lehtësisht edhe disa vështirësi të vogla që do iu dalin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja. Si ju ashtu edhe partneri do bëni gjithçka që ta surprizoni njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni shumë komplekse dhe nuk do arrini dot të fiksoheni pas një personi të veçantë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta, do përvishni mëngët dhe do bëni çdo gjë që duhet për të arritur atje ku iu kanë kërkuar shefat. Për ë përmirësuar buxhetin nuk duhet kurrsesi të besoni tek lojërat e fatit sepse mund të humbisni më shumë sesa të fitoni.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite Plutoni dhe Saturni do iu sjellin disa vështirësi në jetën tuaj. Shpeshherë do ndiheni goxha të sforcuar. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në disa momente mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Kujdes! Ju beqarët, edhe pse do mundoheni shumë, nuk do arrini dot ta bëni për vete një person të përshtatshëm. Në disa momente mund të bini edhe në pesimizëm. Në punë ka mundësi t’iu ofrohet një post i ri si administrator. Mos e refuzoni menjëherë, por reflektoni dhe e më pas vendosni çfarë do bëni. Me shpenzimet tregohuni të matur dhe nuk kanë për t’iu dale aspak vështirësi.

Luani

Jo çdo gjë do ecë ashtu si ju e kishit menduar sot. Në disa raste do ndiheni keq dhe do ua nxirrni nervat të tjerëve. Nëse keni një lidhje dhe nuk silleni mirë me partnerin tuaj, ka rrezik qe te keni debate të ashpra me të. Në disa momente madje ai mund të mendojë edhe të largohet prej jush dhe të kërkojë strehë diku tjetër. Ju beqarët nuk do keni ndryshime të statusit edhe sikur të mundoheni me çdo mënyrë. Jeta profesionale do kalojë goxha peripeci. Do jeni goxha të ngarkuar dhe në ndonjë moment do ju duket sikur nuk do mundni dot të bëni asgjë për të ecur para. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen tej mase falë ndihmës që do iu japin familjarët.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që sot të ndiheni të qetë dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Do iu jepni shumë rëndësi personave që keni përzemër. Juve qe jeni në një lidhje fati do ju buzëqeshë dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do jeni në humor dhe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju beqarët do qëndroni gjithë kohës me miqtë dhe me familjarët tuaj, prandaj nuk do e ndieni nevojën e një personi në krah. Në punë ka rrezik që në disa momente të kaloni situata të vështira. Do keni rivalitet të fortë  dhe do përballeni me sfida të vazhdueshme. Gjendja e financave do jetë shumë e mirë megjithatë sërish duhet t’i kryeni me maturi shpenzimet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe do dini si t’i korrigjoni gabimet që keni bërë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë shumë normalë. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni dhe do ndiheni mirë pranë partnerit. Ju beqarët keni për të pasur dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Në punë do e menaxhoni me shumë kujdes situatën dhe do mbani larg problemet. Mund të largoni edhe disa të ashtuquajtur miq që kohët e fundit ju kanë zhgënjyer tej mase. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjërat nuk do ecin shumë mirë. Jupiteri i pozicionuar keq do ju bëjë të palogjikshëm me shpenzimet.

Akrepi

Neptuni do ju bëjë edhe më të sigurt gjatë kësaj dite dhe nuk do keni më asnjë dyshim për aftësitë që zotëroni. Për ju të dashuruarit ka për të qenë ditë fantastike. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua bëjë qejfin për gjithçka. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do ndiheni gati për të filluar lidhje serioze dhe do i shmangni gjithë personat që do iu propozojnë. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë të rinj që mund të shndërrohen në rivalë të ashpër. Ambicia nuk do ju mungojë, por asgjë nuk ka për të qenë shumë e lehtë. Mërkuri nuk do jetë shumë i favorshëm për financat, kështu që para se të shpenzoni hidhni një sy nga buxheti që keni.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do bëni mirë ta dëgjoni intuitën dhe do merrni vendimet e duhura. Ambicia juaj nuk do reshtë për asnjë moment. Ju të dashuruarit do e merrni çdo gjë me qetësi dhe kjo gjë do jetë në favorin tuaj. Të gjithë do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu prishin punë. Ju beqarët sado që të mundoheni, nuk do keni fat në dashuri. Që të mos mërziten më mirë gjeni diçka interesante me çfarë të merreni. Në punë do kaloni në një post të ri dhe përgjegjësitë kanë për të qenë më të pakta. Do ndiheni më të lirshëm dhe nuk do gjendeni asnjë çast nën presion. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni realistë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite jo vetëm që nuk do keni probleme, por do jeni edhe më të përqendruar tek gjërat që doni të bëni. Për ju që keni një lidhje, çdo gjë që dëshironi do mund ta keni. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme sepse partneri do ju vijë gjithë kohës sipas qejfit. Ju beqarët do keni shumë komplekse dhe nuk do arrini as sot ta gjeni dashurinë. Në punë do ju mungojë pak organizimi, megjithatë nuk do ndodhë asgjë e keqe. Mos kërkoni punë tjetër sepse do pendoheni. Në planin financiar mirë është të mos nxitoheni për asgjë sepse po bëtë gabime situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do mësoni nga të tjerët. Urtësia dhe përulësia do ju çojnë në rrugën e duhur. Për ju që keni një lidhje do ketë momente mjaft entuziaste. Që në mëngjes do i shprehni ndjenjat për njëri-tjetrin dhe gjatë gjithë kohës do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse po gabuat keni për të vuajtur. Në punë do keni më shumë talent dhe do jeni më kreativë nga më parë. Sfidat që ju kanë dalë do i kaloni pa u sforcuar shumë. Financat nuk do jenë të qëndrueshme kështu që për të shmangur problemet, kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite nuk do ndaleni përpara pengesave që do ju dalin, përkundrazi do i përballoni ato përherë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft dinamike. Gjithçka që keni dashur do ju plotësohet dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët do keni një ditë të trazuar dhe nuk do keni as kohë dhe as nerva të mendoni për jetën sentimentale. Në punë do ju duhet të përshtateni pak më shumë me rolin e “rojtarit”. Ndonjëherë do ju duket e sikletshme, por do dini të silleni dhe do e përmbushni misionin e dhënë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me çdo lloj investimi. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button