Analiza

BE dhe Google, luftë titanësh?

Duhet të ndahet Google siç rekomandon një rezolutë e Parlamentit Europian? Kjo është rruga e gabuar: Shkatërrimi i një gjigandi, nuk e bën automatikisht të voglin – të madh

Jörg Brunsmann

be dhe google

Pa shiko, madje edhe Parlamenti Europian e di se Google nuk i lë asnjë shans konkurrencës. Eurodeputetët madje kanë të drejtë më këtë vëzhgim, kush mendon sot, të hapë një platformë të re kërkimi në internet, apo shërbim për video apo harta qarkullimi, është njësoj sikur do t’i hedhë paratë nga dritarja. Kundër dominancës së Google nuk ka asnjë shans. Por a mund ta akuzosh Google-in vërtet për këtë dhe ta kërcënosh me ndarje? Jo. Dominanca e Google nuk është krijuar, sepse ky koncern i ka shtyrë me bërryla pa të drejtë konkurrentët. Kush e pretendon këtë, nuk e ka shqyrtuar me vëmendje këtë temë.
Sigurisht ky koncern gjigand nuk është ai qengji i butë, dhe motoja e vetëzgjedhur e dikurshme e Google “Mos ji djalli” nuk shkon më sot. Ky koncern i ka shfyrtëzuar fort të gjitha mundëistë e krijuara, është përhapur në kompjutera, smartphone dhe kudo dhe përpiqet të japë tonin edhe me projekte si syzet e “Google Glass.” Por Google nga ana tjetër ka qenë gjithmonë inovativ, dhe nuk ka pasur frikë të përballet me pasoja, kur ka shkelur në dërrasë të kalbur. Sepse pavarësisht të gjitha këtyre, Google i ka qendër të vëmendjes interesat dhe dëshirat e konsumatorëve, madje shumë më mirë se konkurrenca. Kjo është baza për 90% pjesëmarrje në tregun europian.
Zilia e konkurrencës
Fakti që Google si tregtar të dhënash me shumicë fiton miliarda, fakti që Google lundron në para dhe konkurrencë bëhet verem e niset e kërkon ndihmë tek politika, ka të bëjë më shumë me një rastësi fatlume historike se është e planifikuar. Në fillimet e saj qëndron një firmë studentësh, që do t’i përfshijë përdoruesit në një fushë të re, internetin që sapo po kish nisur të lulëzonte.
Google u ndodh në momentin e duhur me konceptin e duhur – kjo ia ka vlejtur. Edhe për mua si përdorues. Po qe se jap një platformë kërkimi një adresë, pres edhe një hartë të lokalitetit përreth. Sigurisht që harta dhe pamjet satelitore janë pjesë e Google, dhe vetëm një klikim më jep mua informacionin që dua, por a do të quaja unë këtë thjesht praktike apo do ankohem për dominancën e Google?
Përdoruesit e internetit të paaftë?
Analiza e eurodeputëteve, sipas së cilës Google dominon platformat e kërkimit, është e drejtë – përfundimet që nxjerrin ata janë të gabuara. Europarlamentarët bëjnë sikur përdoruesit nuk i njohin platformat si Yahoo, bing apo Duckduckgo. Na mbajnë për kaq të papjekur dhe po ashtu të paaftë për të ndërruar platformë? Unë i njoh këto platforma dhe disa operatorë të tjerë – dhe rezultatet që gjen në këtë platforman nuk i përbushin kërkesat që më plotëson google. Kjo është arsyeja e vetme, pse unë i mbetem besnik gjigandit në Mountain Vieë. Kjo nuk do të thotë se është një martesë njëherë e përgjithmonë, dominanca e Google nuk është predestinim e çdo alternativë tjetër është vetëm dy klikime larg.
Por kur BE do ta bëjë të vogël Google-in, me qëllim që konkurrenca të duket më e madhe, kjo mendoj unë është rruga e gabuar.
Linku: http://www.dw.de/koment-luft%C3%AB-titan%C3%ABsh-be-kund%C3%ABr-google/a-18096285

Leave a Reply

Back to top button