Analiza

“Dhëndrri” misterioz i Putinit

putini dhe vajzaDeri disa ditë më parë ishte Zotëri Askushi. Por pas rrëzimit të Boeingut 777 të Malaysia Airlines në qiellin e Ukrainës lindore, në 17 korrik bota nisi të mësojë për ekzistencën e tij. Dhe paparacët kanë filluar ta ndjekin kudo. “Fajo” i menaxherit holandez Jorrit Joost Faassen, 34 vjec, është se sipas mediave të Vendeve të Ulët dhe Rusisë, ai është i dashuri i Paria Putinit, 29 vjece, bija e liderit të Kremlinit. Të dy kanë një apartament luksoz pranë Hagës. Në ditët pas rrëzimit të avionit në Ukrainë, që shkaktoi 193 viktima holandeze, qarkulloi një apel nëpërmjet Tëitterit, i cili u bënte thirrje njerëzve të mblidheshin poshtë shtëpisë së Maria Putinit, në shenjë proteste për dyshimet e përfshirjes së filorusëve. Megjithatë, shërbimi i medias i presidencës ruse e ka përgënjeshtruar gjithmonë lidhjen. Emri i Faassen kishte dalë në Moskë, në vijim të një zënke që përfundoi me rrahje, e cila kishte ndodhur në 14 nëntor 2010 pranë fshatit të Zhukovkas. Faasseni ishte sulmuar nga njerëz të armatosur, të cilët kishin thyer xhamat e BMë-së së tij dhe e kishin qëlluar me grusht në kokë. E gjitha sepse holandezi nuk kishte lejuar parakalimin e një Mercedezi, në timonin e të cilit ishte bankieri Matvej Urin si dhe një Volksëageni që vinte pas oligarkut.
Manjati rus, që më pas pësoi rënia, u kish thënë badigardëve të tij që të merreshin me të. “Mendova se do më vrisnin”, deklaroi Faassen në polici. Gjatë atij rrëfimi kishte deklaruar se kishte ardhur në Moskë në 2006, dhe duke filluar nga 2007 kishte punuar për Gazprom. Megjithatë, “dhëndrri” i Putinit kishte mbajtur mend targën dhe Urini, që deri atëherë konsiderohej i paprekshëm, ishte bllokuar në Nuovo Arbat në qendër të Moskës, nga policia ruse. I akuzuar për huliganizëm, rrahje, shkatërrim i qëllimshëm i pronës dhe abuzim i autoritetit të shërbimeve privatë të sigurisë, u dënua me katër vite e gjysmë burgim.

Leave a Reply

Back to top button