MagazineMAIN

Diktatorët duken më të ftohtë, sesa udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike

Nga Miranda Giacomin

Ndaluni një minutë dhe imagjinojeni pak se si duket një diktator. Kush ju vjen ndërmend dhe çfarë cilësish ka ai? Përveç imazheve të diktatorëve të mirënjohur që ju erdhën në mendje, ju keni imagjinuar me siguri një person të ftohtë, dominant dhe me pamje burrërore.

Tani, imagjinoni një udhëheqës të shoqërisë së lirë dhe demokratike. Si duket ai? Ndoshta keni imagjinuar dikë që është tërheqës, i ngrohtë dhe më pak burrëror. Secili prej nesh ka një ide në mendjen e tij se si duken lloje të caktuar njerëzish (pra skemat apo stereotipet).

Këto ide i orientojnë njerëzit kur arrijnë në përfundime mbi të tjerët. Njerëzit i përdorinshpesh idetë e tyre se si duhet të duket një udhëheqës kur zgjedhin ndjekin udhëheqësitautoritarë. Mund të ketë dallime aktuale midis udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe udhëheqësve autoritarë.

Udhëheqësit demokratikë, zgjidhen lirisht nga zgjedhësit e tyre (pavarësisht nga vlerat e tyre politike), ndërsa udhëheqësit në regjimet autoritare zakonisht nuk e shtrijnë të drejtën e votës për popullatën e përgjithshme. Për të ruajtur pushtetin, diktatorët ushtrojnë shpesh represiondhe në fakt mund të jenë ose paraqiten si shumë më dominantë dhe agresivë në krahasim me homologët e tyre të zgjedhur lirisht nga qytetarët.

Pyetja jonë ishte:A munden njerëzit të dallojnë diktatorët nga udhëheqësit demokratikë të zgjedhur lirisht, bazuar vetëm në pamjen e fytyrës së tyre?Ne e filluam studimin duke u treguar pjesëmarrësve foto liderëve demokratikë (për shembull, Bill English i Zelandës së Re, David Cameron nga Britania e Madhe) dhe diktatorëve (si Hun Sen i Kamboxhias, Bashir Al Assad i Sirisë).

Më pas u kërkuam të na thoshin nëse personi në foto ishte një demokrat apo diktator. Pasi përjashtuam përgjigjet kur njerëzit ishin të njohur me udhëheqësin botëror, ata bënë zgjedhje të sakta rreth 69 për qind rasteve, gjë që është mbi nivelin e hamendësimit prej 50 për qind.

Pra, nga një foto e vetme e fytyrës, njerëzit ishin në gjendje të tregonin se kush ishte diktator,dhe kush ishte një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike. Po si ka mundësi që ishin të saktë?Për të kuptuar sesi njerëzit mund ti identifikojnë me saktësi këta lloj udhëheqësish, ne angazhuam një grup të ri shikuesish që vlerësonin fotot e fytyrës së secilit udhëheqës në një mori tiparesh, duke përfshirë tërheqjen fizike, dominimin, aftësinë, pëlqyeshmërinë, besueshmërinë dhe shprehjen pozitive.

Më pas ne i përdorëm këto vlerësime për të zbuluar se cilat prej tyre janë përdorur nga njerëzit, duke menduar se kush ishte diktator ose demokrat. Shenjat kryesore të përdorura nga shikuesit ishin atraktiviteti dhe ngrohtësia (një mesatare e pëlqyeshmërisë dhe vlerësimeve të besueshmërisë) për të dalluar diktatorët nga demokratët.

Për më tepër, udhëheqësit demokratikë duken në fakt më tërheqës dhe më të ngrohtë sesadiktatorët. Kjo do të thotë që ato imazhe mendore në syrin tuaj të mendjes mbi atë se si duket një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike ose diktatoriale, mund të bëjnë që t’i dalloni me saktësi të dyja, bazuar vetëm në pamjen e tyre të fytyrës.

Fytyra duket se i përshtatet kontekstit në të cilin mbretëron një udhëheqës. Liderët demokratë që duken tërheqës dhe të ngrohtë, mund të kenë një avantazh të mundshëm në zgjedhje. Ndërkohë, diktatorët që duken jo tërheqës dhe të ftohtë, mund të kenë avantazhe që i lejojnë ata ta mbajnë pushtetin edhe përballë kërcënimeve.

Pamja e frikshme mund t’i ndihmojë diktatorët të nxisin frikën e nevojshme për të dominuar një popullatë të tërë. Gjithsesi është e rëndësishme të merren parasysh disa kufizime dhe shpjegime alternative. Vendet kalojnë shpesh nga kategoria e atyre të lira në jo të lira dhe anasjelltas, gjë që e bën të vështirë klasifikimin e udhëheqësve si diktatorë ose demokratë.

Ndërkohë, diktatorët kanë tendencën të kenë një formim të fortë ushtarak, gjë që ka të ngjarë ta lehtësojë ngjitjen e tyre në pushtet.

Fotot e udhëheqësve ishin pamje të njohura në internet. Ka të ngjarë që udhëheqësit taparaqesin veten në një mënyrë të veçantë në fotografi. Kështu, rezultatet mund të kenë lidhje më shumë me zgjedhjen e fotove sesa me tiparet aktuale të fytyrës të udhëheqësve.

Pavarësisht nga këto kufizime, konteksti mund të marrë parasysh lidhjet e tjera që ka gjetur studimi. Për shembull, njerëzit preferojnë udhëheqës me pamje dominuese gjatë luftës, por fytyra me pamje të besueshme kur janë në paqe. Njëkohësisht, ata preferojnë individë me pamje dominuese kur zgjedhin anëtarët e ekipit për garat ndërmjet grupeve, ndërsa individë me pamje të ngrohtë në mjediset bashkëpunuese.

Idetë e njerëzve se kush është një udhëheqës i mirë, varen shumë nga konteksti. Në situata të ndryshme preferohen karakteristika të caktuara tek udhëheqësit, ashtu si dallimet e tipareve midis udhëheqësve nga regjimet demokratike dhe atyre autoritare. /

Society for Personality and Social Psychology” – Bota.al

Back to top button