Your Life

“Dikur s’kishim kushte, por ndiheshim sikur kishim gjithçka. Tani fëmijët kanë gjithçka e nuk janëtë kënaqur”

Nëse jeni të paktën mbi 20 vjeç, e mbani mend shumë mirë si ka qenë fëmijëria juaj. Si luanit deri natën vonë, si i bënit rrobat pis dhe prindërit ju ulërisnin sa herë vinit në shtëpi, si çdo gjë ishte e lidhur mëtepër me ndërveprimin social me të tjerët, se sa me botën teknologjike. Por prapë, sado në kushte tëvarfëra, na dukej sikur kishim gjithçka. Ishim të kënaqur dhe sado pak që kishim, mundoheshim ta ndanim me shoqërinë apo familjarët tanë. Ndërkohë sot, fëmijët i kanë gjithë kushtet e mundshme për njëjetesë të lehtë e të rehatshme dhe prapë nuk janë të kënaqur. Për lojëra dhe ndërveprime sociale nëambient sot as që bëhet fjalë, por edhe për pajisjet teknologjike duan gjithmonë më të mirat. Këto diferenca midis gjeneratave i nxjerr në pah edhe Francesco Totti, ish futbollisti i kombëtares dhe i Romës, i cili krahason fëmijërinë e tij me atë të djalit të tij.

“Kur je 30 vjeç të duket sikur jeta po të fluturon me furi, por njëkohësisht mendohesh edhe se sa e bukur ka qenë fëmijëria e kohës sonë. Mamaja ime më bërtiste: “I ke bërë detyrat?” dhe jehona e “Po”-së time zbehej nën zhurmën e hapave të mi. Ajo kohë kishte një urgjencë të madhe për të jetuar dhe, siç është e pritshme, edhe për të bërë budallalliqe.

Kaloja  orë të tëra duke luajtur kukamfshehti, duke luajtur me bilardo. Kërkoja emrin e akulloreve tëshkruar në shkopin e tyre për të fituar akullore falas (akullorja ndërkohë kushtonte vetëm 500 lira); kuptoja se vetes mund t’i lejoja vetëm gjëra ekonomike, si ndonjë Limonadë, Magic Cola, gjëra ose pije që kushtonin pak. Nuk kishim kushte, por prapë ndiheshim sikur kishim gjithçka. Tani fëmijët kanëgjithçka e nuk janë të kënaqur. E shoh shumë qartë diferencën mes fëmijërisë sime dhe të djalit tim.

Djalit mundohem t’i mësoj parimet me të cilat jam rritur dhe t’i shpjegoj se të bësh budallalliqe ështëshumë e thjeshtë. Shpresoj shumë që dhe ai të bëjë çmenduritë e tij, por t’i bëjë ato me mendjen në vend sepse nëse një djalë bie, egoja e tij nuk e lejon të ngrihet aq shumë me dinjitet dhe krenari”.

Back to top button