Analiza

Diplomacia e kafshëve

Nga Elias Groll

Kur Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u rikthye në vend pas një vizite në Phenian në muajin tetor, ai kishte me vete dy qenushë- Gomi dhe Songang- të dhëna si dhuratë nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Mesa duket, Gomi ishte shtatzënë kur ajo udhëtoi drejt jugut, dhe gjatë fundjavës zyra e shtypit e Moon postoi fotot e të vegjëlve të saj të adhurueshëm. Tre meshkuj dhe tre femra që Gomi, një qen gjuetie i llojit Pungsan i lindi, për të vazhduar traditën e gjatë dhe krenare të kafshëve që shërbejnë si dhurata të shkëmbimeve diplomatike.

Gjatë gjithë historisë, kafshët janë përdorur për të zbutur armiqtë, për të krijuar aleanca dhe, ndonjëherë edhe për të frikësuar kundërshtarin. Për shembull, në fund të viteve 1820, sundimtari egjiptian Muhamed Ali Pasha dërgoi 3 gjirafa në oborret e mbretërive evropiane, si një manovër diplomatike. Në epokën e pasluftës, kafshët kanë shërbyer kryesisht si dhurata simbolike në diplomaci, si gjeste të vullnetit të mirë, ku shpesh ka pak shenja të mbetura të respektit nga një epokë e kaluar.

Diplomacia e Pandave me Niksonin

Epoka moderne e diplomacisë së kafshëve, ka nisur nga Kina, e cila i dërgoi arrinjtë e saj Panda jashtë vendit, si për miqtë ashtu dhe për rivalët, në një përpjekje për të përmirësuar lidhjet, dhe për të shtuar fuqinë e butë.  Kina dërgoi në fillim Pandat në Bashkimin Sovjetik në vitet 1950.

Dhe pasi presidenti amerikan Riçard Nikson vizitoi Pekinin në vitin 1972, dhe çeli marrëdhënie diplomatike me Kinën, Shteteve të Bashkuara iu bënë dhuratë “miqtë” e mbuluar me qime. Ling Ling dhe Hsing Hsing, patën si shtëpinë e tyre të re Kopshtin Zoologjik Kombëtar Smithsonian në Uashington, ku jetuan për dekada të tëra.  

Ato nuk prodhuan pasardhës, por u shndërruan në atraksionet më të dashura në kopshtin zoologjik, që është ende shtëpia e Pandave të dërguara në Shtetet e Bashkuara nga Kina. Megjithatë tani pandat jetojnë në kopshtin zoologjik të Uashingtonit, në këmbim të një pagese disa miliona dollarëshe ndaj Pekinit deri në vitin 2020.

Dërgimi i Pandave jashtë vendit, ishte dikur një gjest i vullnetit të mirë nga Pekini, por tani kafshët janë shndërruar në një mjet diplomatik i imponimit. Kina zakonisht i shpërblen aleatët e saj me Panda, dhe më vonë mund t’i kujtojë krijesat me gëzof, si një masë të diplomacisë imponuese.

Meqë ra fjala, Niksoni ia ktheu dhuratën Mao Ce Dunit, duke i dërguar dy dema race. Në 2007, kancelarja gjermane Angela Merkel udhëtoi për në Soçi për t’u takuar me homologun e saj rus, Vladimir Putin. Ajo që nuk e dinte, ishte se aty do të ishte i pranishëm edhe qeni i racës Labrador të Putinit, Koni.

Merkeli ka frikë nga qentë, dhe fotot e atij takimi tregojnë se ajo e vështronte qenin me nervozizëm, gjë që duket se vihet re nga presidenti rus. “Qeni nuk ju shqetëson, apo jo? Ai është një qen miqësor, dhe jam i sigurt që do të dijë të sillet”-, tha Putin gjatë takimit.

Më vonë Putin tha se i kërkoi falje kancelares gjermane për atë incident, dhe se nuk ishte në dijeni se Merkeli kishte frikë nga qentë, një pretendim që shumë vëzhgues të diplomacisë së kafshëve e panë disi me dyshim. Duke pasur parasysh karrierën e tij në radhët e ish-KGB, Putini ka gjasa të jetë informuar mirë mbi frikërat e homologes së tij.

Megjithë sjelljen e tij të ashpër, dashuria e Putinit për kafshët është e mirë-dokumentuar, dhe aleatët e ardhshëm e kanë vënë re këtë. Në 2017, Turkmenistani dëshironte të rifillonte eksportet e gazit natyror në Rusi. Presidenti i vendit Gurbanguli Berdimukhamedov, u takua me Putinin në Soçi, ku ai i dhuroi liderit rus një qen bari të Azisë Qendrore.

Ndikimi i saktë diplomatik i qenit mbetet i panjohur, por Rusia po planifikon të rifillojë importet e gazit natyror nga Turkmenistani vitin e ardhshëm. Toni Ebot mund të mos ketë qëndruar shumë kohë si kryeministër i Australisë, por gjatë 2 viteve të tij të diskutueshme, ai u tregua një mjeshtër i vërtetë i diplomacisë së kafshëve.

Në nëntor të vitit 2014, Australia organizoi samitin e G-20 së atij viti, dhe Ebot përdori “armët e rënda”: koalat. Në një takim të nivelit të lartë, që kërcënonte të dështonte për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, dita e parë e takimit solli ndërkohë disa foto të pazakonta.

Një dhuratë e fuqishme presidenciale

“Kjo është hardhuca më seksi në botë”- tha për një televizon drejtuesi i Kopshtit Zoogjik të Sinsinatit Xhoni Arnet në vitin 1990, teks ai admironte Nagan, një dragon femër 2 metra e ca të gjatë, dhe që peshonte mbi 120 kg.

Zvarraniku ishte një nga dy klafshët e dhuruara kopshtit zoologjik, pasi iu bënë dhuratë presidentit Xhorxh H.W. Bush nga presidenti i Indonezisë, Suharto. Naga duket se e shijoi qëndrimin e saj në Sinsinati. Ajo lindi 32 dragonj Komodo gjatë kohës së qëndrimit në Ohajo.

Me shkurtime nga “Foreign Policy” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button