Your Life

Disa sekrete psikologjike që nuk do donit t’i humbnit

Dëgjoni me kujdes, se si një person ju flet juve për të tjerët. Gjasat janë që po në të njëjtën mënyrë, u flet të tjerëve për ju.

Njerëzit kanë prirjen të jenë më të hapur emocionalisht dhe të rrëfejnë gjëra, gjatë bisedave me sms netëve të vona.

Pesë gjëra që mund të bëni për të qenë më të lumtur: Meditoni, buzëqeshni, bëni ushtrime, ndihmoni të tjerët dhe ndiqni pasionin tuaj.

Duhet të bini në dashuri me veten dhe ta ndani këtë dashuri me dikë që ju vlerëson, në vend se të kërkoni dashurinë, me qëllim që të kompensoni mungesën e dashurisë për veten.

Nëse doni të dini se ku është zemra juaj, shikoni ku shkon mendja juaj në momentet që “bredh e lirë”.

Studimi në intervale 30-50 minuta, me pushime 10-minutëshe ndërmjet tyre, është mënyra më e mirë për të ruajtur informacionin.

Njerëzit e dëmtuar psikologjikisht kanë prirjen të jenë më të fortët, për shkak se ata e dinë që janë në gjendje t’i mbijetojnë gjithckaje. Dhimbja e forcon mendjen.

Beteja juaj më e vështirë është mes asaj që mendoni dhe asaj që ndjeni.

Eshtë vërtetuar shkencërisht se, sa më pak që dini, aq më shumë mendoni që dini.

Ne jemi të mirë për të mbajtur parasysh kohën për 2 minuta. Përtej kësaj, ne e nënvlerësojmë kohën me 25-35%. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button