Your Life

“Djemtë e sotëm janë tepër të pavendosur”. Historia e njohjes së Chiara Ferragni me Fedez

Sot janë ndër personazhet më të njohur për publikun italian dhe jo vetëm. Fedez dhe Chiara Ferragni kanë tashmë vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Leones dhe Vittorias. Por si lindi dashuria e tyre? Si u njohën bashkë? Janë këto disa nga pyetjet më të mëdha që shumë personave u lindin teksa i shohin aq të lumtur së bashku.

Në vitin 2015, Chiara ka treguar për “Vanity Fair” historinë se si u njoh me Fedez. “E njoha Federicon (emri i vërtetë i Fedez) në një darkë mes miqsh, dhjetorin e shkuar. Teksa e dëgjoja të fliste, mendoja: përveçse i paraqitshëm, është edhe inteligjent. Por në atë kohë njohja vetëm disa nga këngët e tij, nuk e kisha parë asnjëherë X Factor. Në verën e këtij viti, miqtë e mi më thanë se ai më kishte përfshirë në një këngë, “Vorrei ma non posto”. Mendoja çdo gjë të keqe, mezi prisja ta dëgjoja atë këngë për të dëgjuar gjërat e tmerrshme që ai mund të kishte thënë për mua.

Në Amerikë nuk ishte një hit, por sapo mbërrita në Itali, ishte kënga e parë që dëgjova në makinë, në radio. Aty kuptova se nuk kishte folur aspak keq për mua, madje vendosa dhe të bëja një video duke kënduar pjesën time, e cila thoshte se qeni im kishte papion të Louis Vuitton dhe kollare me më shumë xixa se e Elton John. Më vinte për të qeshur ndërsa e këndoja dhe regjistroja veten.

Ai e pa videon dhe e postoi në Snapchat. Nga ai moment nisëm të shkruanim. Gjëja e parë që bëri, ishte të më ftonte për darkë. Dhe unë mendova: “Bukur, më pëlqen që është kaq i drejtpërdrejtë!”. Djemtë e sotëm janë tepër të pavendosur, ndaj u ndjeva mirë që ai m’i shprehu direkt qëllimet e tij dhe përherë është treguar i sinqertë me mua”.

Back to top button