Bota

Donald Trumpi dhe atentati në Suedi. Stokholmi kërkon sqarime

Masakra e “Bowling Green” nuk mjaftoi. Lista e ‘fakteve alternative’ të administratës bëhet më e gjatë, këtë herë duke shkaktuar një gjysmë incident diplomatik me Stokholmin. Gjatë një takimi stil fushate elektorale, Presidenti i është referuar një sulmi të dyshuar terrorist në Suedi të premten e kaluar. Një sulm i cili, megjithatë, nuk ka ndodhur kurrë, dhe kjo mund të jetë rezultat – sipas disa interpretimeve – vetëm i ngatërrimit të vendit skandinav me qytetin e Sehvanit, Pakistan, ku 85 persona gjetën vdekjen në një sulm vetëvrasës, pikërisht të premten.

“Deklarata ime për atë që ndodhi në Suedi – u mbrojt më vonë presidenti amerikan – fliste për një lajm të transmetuar nga Fox News në lidhje me emigrantët dhe Suedinë”. Trumpi i referohet kronikës të Fox News, rrjetit të tij të preferuar televiziv, transmetuar mbrëmjen e së premtes. Bëhet fjalë për një dokumentar mbi abuzimeve të pretenduara të refugjatëve në Suedi. “Ka pasur një rritje të dhunës me armë zjarri dhe dhunës seksuale në Suedi, që pas miratimit të politikës së dyerve të hapura”, tha Ami Horovitz, autori i dokumentarit të transmetuar nga Fox, duke iu referuar vendimit për të hapur dyert për një numër më të madh refugjatësh, nga ana e Suedisë.

Në Melbourne, Florida, para mijëra mbështetësve të tij, Trump ishte kthyer njërit prej “kuajve të tij të sigurtë” të betejs, sigurimit të kufijve, duke e lidhur emigracionin, me sulmet e fundit në Evropë. Ai përmendi Brukselin, Nisën, Parisin. Dhe Suedinë. “Shikoni se çfarë ka ndodhur në Suedi natën e djeshme … Kush mund ta imagjinonte? Ata kanë probleme, që as e kishin menduar ndonjëherë se do i kishin”, ka qortuar Trumpi.

Në Stokholm e kanë dëgjuar dhe kanë ngritur supet, duke u përpjekur për të kujtuar, por kujtesa nuk u ka thënë asgjë. Dhe përtej ironisë që ka pushtuar rrjetet sociale dhe faqet e internetit, në mbrëmje çështja ka marrë një kthesë më serioze, kur Ambasada Suedeze në Uashington ka bërë të ditur, se i kishte kërkuar një shpjegim Departamentit të Shtetit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button