Psikologji

Doni që të mos ju bëhet puna “ferr” dhe të jeni të lumtur? Ndiqni këto rregulla!

1.Shkoni në punë disa minuta më parë- Shkoni në punë disa minuta më parë ose jini të përpiktë – është hapi i parë për të qenë të lumtur në jetën profesionale. Nëse shkoni me vonesë, duhet të nisni gjithë punët në mënyrë të nxituar ose nervoze. Ndër të tjera keni pak kohë në fillim të ditës. Kur ju jeni të përpiktë do të fitoni po ashtu vlerësimin e drejtuesve më të lartë. Puna ju jep më shumë kënaqësi nëse ndiheni i vlerësuar.

2.Mbani në rregull tavolinën e punës- Përpiquni që ta mbani gjithnjë në rregull tryezën apo vendin tuaj të punës. Duhet t’i vini mjetet e punës gjithnjë në vendin e tyre. Kur ju duhet diçka në mënyrë urgjente, ju nuk do të nervozoheni për ta gjetur se ku është.

3. Personalizoni vendin e punës- Sipas disa studimeve, ata që personalizojnë tavolinën e tyre të punës punojnë më mirë. Ju mund të mbani në tryezë ndonjë vazo me lule, ndonjë foto që ju frymëzon apo foto të familjes suaj. Me këto teknika të thjeshta do të ndiheni më komodë kur punoni dhe do të jeni më efektivë.

4. Kryeni më parë punët më të thjeshta- Nëse e nisni ditën me punët më të thjeshta dhe ato që kryhen më shpejt, në pak kohë do të pakësohen dhe gjërat që duhet të bëni. Edhe pse mund të duket vetëm diçka e jashtme, nga ana psikologjike është e rëndësishme që të shihni punët që pakësohen me kalimin e kohës. Kjo do t’ju nxisë të bëni edhe punët më komplekse në një moment të dytë.

5. Vini një muzikë nën sfond- Studime të shumta kanë vërtetuar se të punosh duke dëgjuar muzikë rrit përqendrimin. Në këtë mënyrë ju do t’i kryeni punët tuaja në një kohë më të shkurtër.

6. Jini të sjellshëm- Shpesh mund të rezultojë e ndërlikuar të jesh i sjellshëm me ata që ju trajtojnë keq, veçanërisht kur i keni nervat copë. Nëse ndihmoni klientët apo kolegët kur kanë nevojë për ndihmë, shumë shpejt ata do t’ju shprehin mirënjohje. Nëse veproni me nervozizëm nuk do të jeni asnjëherë të lumtur.

7. Bëni pushim herë pas here- Për të qenë të lumtur në punë duhet të bëni pak pushim herë pas here. Pini një kafe, flisni me kolegë rreth e qark, apo lexoni lajme në internet. Dita juaj do të jetë më e rëndë dhe më e mërzitshme nëse ju nuk bëni ndonjë pauzë të shkurtër. Nëse punoni para kompjuterit ju duhet gjithnjë t’i çlodhni sytë tuaj. A keni provuar ndonjëherë të bëni një shëtitje në ajër të pastër? Dilni dhe merrni pak ajër, kjo do t’ju rifreskojë trupin dhe mendjen.

8. Mos bëni shumë punë njëkohësisht- Të bësh shumë punë njëkohësisht mund të duket se sjell avantazhe në afat të shkurtër. Në të vërtetë, kjo ngadalëson ritmin tuaj. Përqendrohuni në një punë të vetme. Nëse doni të përmbushni gjithë detyrat tuaja, bëni në fillim të ditës një listë të punëve urgjente që duhet të kryeni me radhë. Në fund të ditës, do t’ju japë më shumë kënaqësi nëse e keni kryer një punë ashtu siç duhet se sa të keni bërë pesë punë njëherësh të papërfunduara.

9. Mos kërkoni shumë nga vetja- Në punë nuk duhet të merrni përsipër të bëni gjëra të cilat nuk i bëni dot. Në të njëjtën mënyrë, ju nuk të pranoni të bëni shumë punë për t’u bërë favore kolegëve. Drejtuesit do ta vlerësojnë sinqeritetin tuaj në pranimin e limiteve tuaja. Në këtë mënyrë do të demonstroni aftësi organizative dhe vetëkontrolli. Mendoni më parë për përmbushjen deri në fund të punëve tuaja – vetëm atëherë mund të merrni përsipër detyra të tjera.

10. Shpërbleni veten- Nëse doni të ndiheni më të kënaqur sa i përket jetës profesionale, duhet të shpërbleni veten kur ju arrini të çoni me sukses në fund detyrat që ju janë ngarkuar. Kur të arrini përmbushjen e objektivave, ju mund t’i kushtoni kohë gjërave që ju pëlqejnë më shumë. Dilni në darkë me të dashurën/të dashurin tuaj për të festuar një sukses në jetën profesionale. Shkoni në kinema ose bëni shopping në një qendër tregtare. Veprime të tilla, mjaft shpërblyese nga ana psikologjike, mund të thyejnë rutinën dhe t’ju nxisin që të jepni më shumë në punën tuaj.

Leave a Reply

Back to top button