Analiza

Dorëheqja bardhë e zi e Richard Nixonit

Will Bunch
nixon resignsSi sot 40 vjet më parë, Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen… në bardhë e zi.
Të paktën, kështu ndodhi në shtëpinë time në Chillmark, në një televizor të vogël, të mjegullt, bardhë e zi, që e kishim vendosur në katin e sipërm. Në fakt e kishim një televizor me ngjyra poshtë në dhomën e ndenjes, por kishte vite që nuk punonte pasi prindërit e mi ose nuk kishin para, ose ishin shumë të zënë me zemërimin nënurban të fillimit të viteve 70 për ta rregulluar.
I tillë ishte 1974-a. Ishte vite më apokaliptik që kam përjetuar. Krimet dhe prapësitë e skandalit të Watergate-t si dhe “shpërthimi” nga brenda i presidencës së 37 të Amerikës të shkaktonin ndjesinë e një humnere të errët, tamam si të dielën e nëntë muajve më herët, kur im atë dhe unë shkuam me makinë në qendër të Briarcliff Manor dhe pritëm, për rreth 20 orë, në një radhë të gjatë makinash dhe shoferësh të dëshpëruar për vetëm disa gallonë benzinë. Askush nuk e dinte çfarë kishte në anën tjetër të greminës. Isha vetëm 15 vjeç dhe Amerika ku kisha lindur – kombi që në librat e mi të historisë kisha lexuar se ishte “polici i botës” – tashmë ishte i thyer, dhe për pak kohë dukej se ishte aspak pranë “ofiçinës” kozmike, sa edhe televizori im i prishur me ngjyra.
Por dorëheqja e Richard Nixonit natën e 8 gushtit 1974 premtoi të ndryshojë gjithçka. Në familjen time me prirje liberale, kjo ngjarje u përjetua si një lloj feste kombëtare, ndonëse im atë ishte gjithmonë në një takim pune. Disa miq të familjes erdhën në shtëpinë tonë dhe ne i ngulëm sytë për orë të tëra ekranit “me miza” – ndonëse fjalimi i Nixonit zgjati vetëm disa minuta. Ai erdhi, foli dhe iku. Më pas David Brinkley dhe John Chancellor bënë predikimet e trye dhe në fund të rriturit u larguan – por unë ende nuk mundesha të shkoja të flija.
Kur komentet në televizion mbaruan diku rreth mesnatës, nisën të transmetojnë një retrospektivë të gjatë të karrierës politike të Nixonit. Më në fund, binda veten të shkoja në shtrat rreth orës 2 të mëngjesit. Nuk doja që ajo natë të merrte fund. Që atëherë, kisha menduar se në fakt isha duke parë nekrologjinë e Nixonit, se në jehonën ende të zhurmshme të JFK, MLK, dhe RFK (John Kennedy, Luther King dhe Robert Kennedy), dikush e kishte bërë gati këtë biografi të Nixonit, thjeshtë për ta patur në rast se ndonjë “i çmendur i vetmuar” me armë në dorë do të viste edhe RMN-në (Nixonin). Kështu mendonin njerëzit në vitin 1974.
Por askush nuk vdiq. Për Amerikën, ishte si një rilindje. Një progresiste që ndjek në internet e ka quajtur veten që atëherë “Vera e Watergate-t” – një homazh i asaj që brezi ynë e mban mend si një stinë me ajër të mbushur me kripë deti, me kujtime Kodakromi që zbehen, si dhe me një bubullimë optimizmi. Televizori bardhë e zi në mur ishte i mjergulluar, por krejt papritur, panorama e përgjithshme nisi t ë shfaqet shumë qartë. Segregimi kishte vdekur – tani, nesër, përgjithmonë – dhe zezakët po votonin dhe zgjidhnin kryebashkiakët e tyre në disa qytete të mëdhenj. Të rinjtë amerikanë nuk po ktheheshin më në shtëpi në arkivolë, nga Vietnami. Abuzimet e presidentit dhe gjithë njerëzve të tij – futje me dhunë në dhoma, përgjime, të fshehta që simbolizonin dhe mishëronin mbretërimin e gabimit në Amerikë, të shenjuar prej vrasjeve të CIA-s dhe spiunimit prej FBI-së të qytetarëve të thjeshtë amerikanë – kishin përfunduar jo në tirani, por në vënie të drejtësisë. Në muajt që pasuan, Amerika hapi librat e shumë prej teprimeve tanë, madje edhe hetoi vrasjet e Kennedyt dhe Luther Kingut.
Pastaj, momenti i qartësisë për Amerikanët iku po aq shpejt sa erdhi. Pjesa më e madhe kishte qenë një iluzion. Dorëheqja e Nixonit nuk kish qenë një dorëheqje pa kushte e forcave më të errëta të Amerikës, por fillimi i një armëpushimi të trazuar, një armëpushim që do të thyhej shpesh. Ngjarjet e trazuara të viteve 60 dhe 70 nuk sollën zgjidhje, por ndarje. Liberalët që më kot menduan se kishin fituar në 8 gusht 1974, i kanë kaluar pjesën më të madhe të 40 viteve të fundit në mbrojtje, të lënë në baltë prej arrogancës kokëfortë, teksa Vietnami bëhej Irak, B52-shët bëheshin avionë pa pilot, teksa segregimi zëvendësohej nga burgosja në masë e zezakëve të Amerikës, teksa FBI e J. Edgar Hooverit zëvendësohej nga NSA e Dick Cheneyt… dhe Barack Obama.
Konservatorët i shpëtuan “përmbytjes së Watergate-t – nëse doni shpjegimin 800-faqësh të asaj që ndodhi duhet të lexoni librin “Ura e padukshme” të Rick Perlstein, që flet për ngjitjen e Ronald Reaganit në vitet 70 – dhe që atëherë janë përpjekur të ndalin arkën e tyre në majën e malit të jashtëzakonshmërisë së Amerikës, shkencës së shekullit 19, dhe politikës para-racore. Ndërkohë, harku ynë – harku moral i universit për të cilin fliste Dr. King – është bërë i sheshtë.
Figura atë natë qetësuese ishte shumë më e turbullt se sa e kujtojnë shumica prej nesh. Sigurisht, Watergate vërtetoi se askush nuk është mbi ligjin, as edhe presidenti – dhe kjo ishte gjë e mirë. Por ligjet moralë janë shumë, shumë më të mëdhenj se një njeri, edhe se Presidenti ynë Nixon, dhe lufta për të rregulluar gjërat në këtë Amerikën tonë ishte shumë më e gjatë se sa një natë – qoftë edhe nata më magjike,  e pagjumë e Verës së Watergate-t. Thjeshtë na u desh pak kohë për të mësuar se televizori ynë i vjetër ishte e vetmja gjë bardhë e zi atë mbrëmje të 8 gushtit 1974. /HuffPost/

* Autor i “Griseni këtë mit”

Pershtatur ne shqip nga BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button