Horizonti.al

Duke “gjurmuar” në rrjetet sociale, ata që udhëtojnë në kohë

Screen Shot 2016-03-19 at 13.08.24

Një ekip ekspertësh, koordinuar nga profesor Robert J. Nemiroff i Michigan Technological University, ka qenë kohët e fundit autor i një eksperimenti mbi të ashtuquajturit “krononautë”, sidomos ata që mendohet se vijnë nga e ardhmja, pikërisht si legjendari John Titor. Studiuesit janë përpjekur të kuptojnë nëse mund të ekzistojnë individë që udhëtojnë në kohë, duke filtruar informacionet në rrjetet sociale mbi ngjarje të ardhshme, që nuk mund të ishin të njohura në momentin kur është shkruajtur për to. Periudha e marrë në shqyrtim është ajo mes viteve 2006 dhe 2013. Studiuesit janë përqëndruar në dy ngjarje: Kometa Ison e zbuluar në vitin 2012 dhe zgjedhja e Papa Franceskut, që ndodhi në mars 2013. Bëhet fjalë për rrethana që gjykohen me lidhje dhe që ka pak gjasa të gjenerojnë rezultate pozitive të rreme. Asnjë prej rezultateve të kërkimit nuk ka mundësuar identifikimin me saktësi të parashikimit të këtyre ngjarjeve. Megjithatë, studiuesit thonë se rezultati negativ nuk mjafton për të përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë që të ekzistojnë udhëtarë të mundshëm në kohë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button