MagazineSport

Bota në Rio, për përrallën e sportit

Në televizor gjithçka do të duket shumë bukur: oqeani, rinia e botës, pylli i Amazonës, hedhjet, zhytjet, pishinat, stadiumet, impiantet. Askush nuk do i shohë rrënojat nëpër qoshe. Lojërat janë një kozmetikë e mrekullueshme. Një Truman show i sportit. Por kujdes ata që do të mbajnë tabelat me emrat e shteteve. Gra, burra, dhe seksi tjetër. Në këtë pikë, Rio do të jetë në pararojë. Dhe shumë e vërtetë

Screen Shot 2016-08-05 at 13.56.55

RIO DE JANEIRO. Do të jetë Maravilha. E para herë për Amerikën e Jugut, që ka hyrë në Pesë Rrathët pas 120 viteve. Pritja e gjatë merr fund sot. “O pais tropical” do të fitojë. Sepse Brazili në televizion është fotozhenik, sepse Lojërat Nr. 31 inkuadrojnë vetëm fasadën, sepse ajo që duket ka rëndësi: telenovelat e gjata si lumenj të mëdhenj, toka e çmendur e sertão-s, duhani natyral, recetat e rosave me salcë tucupi, vatapá (gatim brazilian me bukë, karkaleca, qumësht arre kokosi, kikirikë, dhe vaj palme), feijoada (fasule braziliane, me mish kau ose derri), caipirinha (kokteili kombëtar i Brazilit), shkurtat e pjekura, ulërimat e majmunëve në pemët e mangos, plantacionet e kakaos dhe kafesë, kisha e kuqe në don Helder Camara, i cili thoshte se “kur unë i jap për të ngrënë një të varfëri, më quajnë shenjt, por kur unë pyes përse të varfërit nuk kanë ushqim, atëherë më quajnë komunist”.

Brazili është një baticë e kohës, një sfond muzikor që tund në djep, Rio e filmuar nga lart të lë pa frymë …

[real3dflipbook id=”1255″]

Leave a Reply

Back to top button