Your Life

“E kupton se ndjen dashuri kur do që ai person të jetë i lumtur, edhe nëse nuk je pjesë e lumturisë së tij”

Në këtë material do t’ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të Julia Roberts. Shpresojmë t’i pëlqeni.

“Kur njerëzit largohen prej teje, lëri të shkojnë. Fati yt nuk është i lidhur me asnjë që largohet prej teje dhe nuk do të thotë se ata janë njerëz të këqinj. Do të thotë se pjesa e tyre në historinë tënde ka mbaruar”.

“Buzëqeshja në fytyrën time nuk do të thotë se jeta ime është perfekte. Do të thotë se e vlerësoj çfarë kam dhe me çfarë më ka bekuar Zoti”.

“E kupton se është dashuri kur do që ai person të jetë i lumtur, edhe nëse ti nuk je pjesë e lumturisë së tij”.

“Femrat nuk janë një qendër rehabilitimi për meshkujt e rritur keq. Nuk është puna jote t’i ndryshosh, t’i ndreqësh, apo t’i rrisësh ata. Ti duhet të duash një partner, jo një projekt”.

“Sa më shumë të moshohesh, aq më shumë e kupton jetën. Mendoj se kjo gjë është një motivim i mirë për t’u çuar nga shtrati plot pozitivitet çdo ditë”.

“Jeta është e çmuar. Ju lutem, ju lutëm ta duam njëri tjetrin; të jetojmë çdo ditë; t’i gjendemi pranë njëri tjetrit; të sillemi mirë me njëri tjetrin. Paqja qoftë me ne! Zoti është i madh!”

“Të duash çfarë bën, është sekreti i gjithçkaje”.

“Unë besoj se nëse dy njerëz janë të lidhur me zemër, nuk ka rëndësi çfarë i bën bën, kush je apo ku jeton. Nuk ka kufij apo barriera për dy njerëz që janë destinuar të përfundojnë bashkë”.

“Unë sot jam më e mirë për gjithë gjërat që më kanë ndodhur, të mirat dhe të këqijat”.

“Nëse e do vërtet shumë një person, thuaje, me zë të lartë, rrëfeja përballë. Në të kundërt, momenti kalon dhe do të pendohesh”.

Back to top button