Udhetim & Turizem

E mirë për trupin dhe shpirtin. Mynihu… dhe “magjia” 500-vjeçare e birrës

Sigurisht, në qoftë se që në aeroportin e Mynihut gjendet e vetmja birrari aeroportuale në Europe, mesazhi për të ardhurit është i qartë. Ai që bën birrë ka marrë kohët e fundit liçencën, megjithatë, prodhon 5 mijë hektolitra birrë në vit, duke përfshirë edhe sezonalet, një detyrim këtu në Airbräu. Në qoftë se pastaj mysafiri ulet në një tavolinë me pamje nga kaldaja ku fermentohet lëngu, atëherë pyet veten se çfarë duhet të presë kur të mbërrijë në qendër të qytetit që ka eksportuar Oktoberfestin në mbarë botën.

Kanë kaluar më shumë se 500 vite tashmë (501 në qershor) nga nxjerra e dekretit të pastërtisë së birrës bavareze, i kërkuar nga Duka Vilhelm IV dhe Ludvigu X, të familjes Vittelsbach. Dekreti është çertifikata e lindjes e birrarisë cilësore gjermane dhe mbetet sot një nga dekretet e para të Evropës, për mbrojtjen e konsumatorit. Urdhri ishte paraprirë nga një dekret i vitit 1487, në lidhje me qytetin e Mynihut: Ishte vendosour që, për të prodhuar birrë, duhej të kishte ujë të mjaftueshëm, malt dhe Lupus. Majaja nuk paraqitej në dekret, sepse në atë kohë konsiderohej si një produkt i procesit të fermentimit. Dukët ndalonin gjithë pjesën tjetër: gjethe dafine dhe dëllinje, që mbulonin aromën e birrës së prishur; glikanxo dhe konjak, që forconin efektin e alkoolit; belladonna helmuese, përhapëse e vdekjeve në qytet; apo hiri dhe mëlçitë e demit, që “ngrinin” procesin bakterial të dekompozimit të maltit.

Vetëm në vitin 1873 Carl von Linden nga Mynihu shpiku “makinën ftohëse”, me pak fjalë, frigoriferin, shpëtimtarin e pijes së shenjtë. Më parë, murgjit e mbanin të ftohtë birrën duke shfrytëzuar dimrin, domethënë duke e prodhuar mes Shën Mikelit (29 shtator) dhe Shën Gjergjit (23 prill). Quhet ende Märzbier “birrë marsi”, dhe ka një përmbajtje alkooli mbi mesataren, një kohë e mjaftueshme që të konsumohet deri në shtator.

Kështu ka bërë për një kohë të gjatë Veihenstephan, në veri të Mynihut. Është birraria më e vjetër në botë, themeluar në vitin 725 nga Shën Korbiniani: vitin që kaloi ka festuar jubileun me 1516 Kellerbier. Në mesin e 14 llojeve të produkteve të birrës spikasin Hefeveissbier Dunkel (12.7%), e cila ka aroma karafili dhe bananeje, për të shoqëruar ushqime deti dhe ëmbëlsira; e errëta (12.8%), me shije karameli, e përsosur me tortëza me çokollatë; dhe Vitus, një Veizenbock (16.5%) me aroma kajsie, ideale si aperitiv.

Vetëm Lupus dhe malt

Konsumi i birrës në Mynih ka qenë gjithmonë i madh. Në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë ka patur më shumë se 50 kantina, vetëm rrethin e Gasteigut. E pastaj duheshin freskuar pelegrinët. Edhe sot manastiri i Andechs, drejtuar nga benediktinët që prej vitit 1455, mirëpret një milion vizitorë në vit, me shtatë lloje birre. Për prodhim përdoren vetëm malt i nxjerrë prej elbit veror bavarez, të errëtat prodhohen me një teknikë ku lëngu zihet tri herë. Lupusi merret në rajonin e Hallertaut aty pranë, zona e kultivimit të kësaj bime më e madhe në botë, ku prodhohen më shumë se 40 varietete. Më te preferuara mbetet Doppelbock e errët (18.5%), që një herë e një kohë rekomandohej për periudhat e agjërimit, për shkak të cilësive të saj ushqyesve.

“Zoti e shpëtoftë Lupusin dhe maltin”, shkruhet ende në birraritë e Mynihut. Si për shembull në Schneider Bräuhaus, mu në qendër, një birrari-fabrikë e grupit Schneider që, e vetmja në qytet, ofron ende Kronfleischküchen, një kuzhinë me bazë të brendshmesh (tashmë të zhdukura nga menutë), për t’u shoqëruar me një Weizen, birra e grurit me shije karakteristike të thartë. E gjitha për t’u shumëfishuar me 500 mijë: kaq janë vizitorët e përvitshëm.

E mirë për trupin dhe shpirtin

Në vitin 1600 në Mynih ka pasur 80 birrari për 20 mijë banorë. Sot, përveç gjashtë markave të mëdha që furnizojnë Oktoberfestin (Augustiner, Paulaner, Spaten, Hofbräu, Hacker-Pschorr dhe Lowenbrau), dëshira për të risjellë varietetet e birrës ka bërë që shumë të rinj të hapin Mikrobirrari, gjithmonë duke respektuar dekretin e 1516-ës. Timm dhe Mario, në Crew Republic, maltin e bëjnë me shije portokalli, karameli, luleshtrydheje dhe kafeje. Në pijet e tyre nuk ka aromatizues, edhe në Radler nuk ka limonadë, të gjitha aromat janë përftuar nga përzierja mes maltit dhe Lupusit. Crew Republic nxjerr të paktën gjashtë llojet birre të gradacioneve të ndryshme, të cilat në Mynih kërkohen gjithnjë e më shumë.

Tendenca inovative vihet re edhe në Flugwerk Feldkirchen, në veri të Mynihut, e cila është krijuar nga një mjeshtër lokal birre që në 800-ën. Michael Sechehaye e ka rihapur këtë vit: ofron kuzhinë bavareze dhe austriake, shërben një Sailerbräu të prodhuar vetë, ose një Bayrisch Pale Ale, apo edhe një Imperial Stout.

Në Eiswerk janë të rinjtë që ndjekin traditën. Alexander, 23, somelier, dhe Lukas, 26, student, punojnë në një lokal të vitit 1881, që gjithmonë ka përdorur kanalin Eisbach. Ashtu si kohët e vjetra, dshërbejnë Josephs Spezial dhe Weizenbock Mandarin. Në lokal ende shkruhet: “Birra harmonizon trupin dhe shpirtin.”

Dekretin vazhdojnë ta zbatojnë të gjithë. Përjashtim është pikërisht familja në pushtet Wittelsbach, e cila në vitin 1607 krijoi fabrikën e vet të birrës, për të shitur ëeizenbier, birrë gruri: Jo e pranishme në dekretin e pastërtisë, ishte monopol i tyre deri në vitin 1798, duke i dhënë shtetit bavarez afro 30 % të të ardhurave. / “Travel” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button