Thenie

“E vërteta nuk është asnjëherë e rrezikshme. Përveçse kur thuhet”. Disa thënie brilante për ndershmërinë

screen-shot-2016-11-03-at-19-56-07

“Ndershmëria është një dhuratë e kushtueshme, mos e prit nga njerëz të pavlerë” 

“E vërteta nuk është asnjëherë e rrezikshme. Përveçse kur thuhet”

PHILIP MOELLER, “Bashkëshorti i Helenës”

“Ndikimi purifikues i rrëfimit publik buron nga fakti që, përmes tij, shpresa tek gënjeshtrat zhduket përgjithmonë, dhe shpirti rifiton zakonin fisnik të thjeshtësisë”.

GEORGE ELIOT, Romola

“Do të jem i ndershëm, qoftë edhe për të ndryshuar nga fqinjët e mi”

Abraham Miller, “Maksima jomorale”

“Një njeri i ndershëm do të vazhdojë të mbetet i tillë, edhe nëse do të rrethohet prej batakçinjsh”

CHARLES CALEB COLTON, Lacon

“Gënjeshtrat i fusin njerëzit në telashe, por ndershmëria është mbrojtësja e vetvetes”

David Huddleston, “Udhëzimi spirituale për jetën”

“Ndershmëria është po aq e rrallë, sa edhe një njeri që nuk ka mëshirë për vetveten”

Stephen Vincent Benet

“Ndershmëria është kapitulli i parë në Librin e Urtësisë”

Thomas Jefferson

“Më mirë të marr lajme të këqia nga një njeri i ndershëm, se sa lajme të mira nga një lajkatar”

Ursula K. Le Guin

“Ndonjëherë në këtë jetë, nën stresin e një emocioni të pazakontë, njerëzit e thonë atë që mendojnë”

Marcel Proust

“Thuaj një gënjeshtër një herë, dhe të gjithë të vërtetat e tua bëhen të dyshimta”

“Të qënit i ndershëm nuk do të të bëjë shumë miq, por do të të bëjë miqtë e duhur”

“Asnjë trashëgimi nuk është aq e pasur sa ndershmëria”

William Shakespeare

“Nëse nuk është e drejtë, mos e bëj. Nëse nuk është e vërtetë, mos e thuaj”/ www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button