Bota

Edhe Franca ndalon qarkullimin e njerëzve: Parizienët kërkojnë të “arratisen” nga kryeqyteti

Presidenti francez Emannuel Macron, ka marrë vendim që duke nisur nga ora 12:00 e kësaj të marte, të ndalohet qërkullimi i njerëzve, duke parë shtimin e të prekurve me virusin korona.

Për këtë arsye, shumë qytetarë të Parisit iu janë drejtuar stacioneve të trenit, për t’u larguar në periferi, gjë që ka shkaktuar shqetësimin e banorëve të rrethinave, se virusi do të shpërndahet tek ata.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se qeveria nuk ka ndërmend të ndalojë njerëzit të udhëtojnë drejt rezidencave të tyre sekondare, por tha se kufizimet e rrepta do të zbatohen edhe në bregdet, ashtu siç do të ndodhë në qytet.

“Ne do të preferonim një mjedis më të hapur, në një shtëpi më të madhe me një kopsht, sesa një apartament në Paris”– tha mësuesja e gazetarisë Camille, e cila po udhëtonte për në shtëpinë e nënës së saj në veri të Francës me partnerin e saj. Të dy planifikojnë të punojnë në distancë.

Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi ka arritur në 148 dhe gjithsej 6.600 njerëz janë konfirmuar të infektuar. Presidenti Emmanuel Macron vonë të hënën tha që vendi “ishte në luftë” me koronavirusin dhe njoftoi kufizime të rrepta.

Ai i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga mesdita e së martës. Ai tha se qytetarët duhet të largohen nga banesa vetëm për të blerë sende ushqimore, për të shkuar në punë nëse bëhet fjalë për punët thelbësore, të bëjnë stërvitje ose për kujdes mjekësor. Gjithashtu ushtria do të mobilizohet për të ndihmuar transferimin e të sëmurëve në spitale.

Leave a Reply

Back to top button