Ekonomi

Edward Luttwak: “Në Greqi do të fitojë PO-ja, sepse grekët s’duan të punojnë”

Screen Shot 2015-07-04 at 12.30.06

Politologu dhe eksperti i strategjive ushtarake shpjegon këndvështrimin e tij mbi krizën greke. “Eshtë e qartë. Grekët nuk duan që të punojnë, dhe nëse fiton jo, do u duhet të shkojnë të punojnë. Do të votojnë PO, kështu mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë ata ‘europianët e qelbur’ dhe do të vazhdojnë të marrin subvencione”, ka pohuar Luttwak në një intervistë për affariitaliani.it.

Si mund të jeni kaq i sigurtë?

Eshtë e qartë. Grekët nuk duan të punojnë dhe nëse fiton JO-ja, do u duhet të shkojnë të punojnë. Do të votojnë PO, kështu mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë “europianët e qelbur” dhe të marrin subvencione.

Pra të dielën fiton PO-ja…

Sigurisht. Përndryshe grekët nuk marri më para nga gjermanët, paratë që vijnë nga Frankfurti dhe BQE. Nëse votojnë JO, bankat greke do të mbeten pa fonde dhe grekët duhet të fillojnë të punojnë.

Kush e ka fajin për këtë krizë?

Grekët manipuluan bilancet për të hyrë në Euro dhe vazhdojnë ta bëjnë. Thonë se dalin në pension më vonë se gjermanët, por kjo është e pavërtetë.

Pra?

Kjo krizë ka treguar kotësinë dhe mos-ekzistencën e institucioneve europiane. Nuk kanë funksionuar aspak. Kjo negociatë e vazhdueshme dhe e pafundme tregon dështimin total të Bashkimit Europian. Eshtë njësoj sikur një pacient të vijë në urgjencë, dhe mjekët të grinden mes tyre.

Fjalë të forta këto që thoni…

Institucionet europianë janë të kotë. Nuk menaxhuan krizën ukrainase dhe nuk morën asnjë vendim për Greqinë. Kanë miratuar vetëm rregulla se si të paketohet mocarela. Por të mos harrojmë edhe rolin e keq që ka luajtur Banka Qendrore Europiane.

Që është?

Draghi i buzëqeshur e ka menaxhuar kaq mirë sistemin, saqë Italia e ka rritjen ekonomike zero, që kur ka hyrë në Euro, ndërkohë që Greqia dhe vendet e tjerë janë në një krizë shumë të rëndë.

Eshtë faji i Draghit?

Prioriteti i Federal Reserve (Bankës Qendrore në Amerikë) është papunësia mes të rinjve. Ai i bankës qendrore japoneze është prodhimi industrial. Ndërsa Banka Qendrore Europiane merret me inflacionin në një periudhë deflacioni. Praktikisht Draghi përdor ngrohëset në verë dhe kondicionerin në dimër…

Nuk ju pëlqeka fare Draghi…

Nëse vjen në Uashington, Draghi mund të jetë një shef parkingu shumë i zoti tek Federal Reserve, por me siguri as nëpër zyra nuk do e lejonin të ngrihej. Ai thotë se nuk është faji i tij, por se janë rregulla që i janë imponuar nga Bundesbanku në fillim. Po atëherë, cfarë bën ai aty? Të punësuarin që pranon gjithë këto absurditete?

Po Merkeli?

Faji i saj i vetëm është që, nga fillimi i krizës nuk ka thënë qartë para grekëve se nuk mund të mendojnë që të bëjnë atë që duan. Spanjollë, portugezë, irlandezë dhe të tjerë në një masë më të vogël, kanë bërë sakrifica dhe grekët duan ta eleminojnë borxhin e tyre duke ua ngarkuar të tjerëve. Merkel duhej të thoshte menjëherë JO.

Ka qenë shumë e butë?

Nuk është tamam kështu, duhej t’i thoshte Greqisë se kjo zgjidhje nuk ekziston. Ka qenë shumë e butë dhe është treguar shumë e sjellshme. Duhej të sqaronte menjëherë që pozicioni gjerman është ai i Ministrit të Financave, Schauble.

/Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close