Horizonti.al

Ekipi japonez ka krijuar një qelizë shumë të hollë që mund të hekuroset

Tokio. Një ekip i kërkimit të tekstileve Toray duke përfshirë edhe qeverinë japoneze ka krijuar një qelizë ultra të hollë organike që mund të hekuroset falë rezistencës nga nxehtësia. Ky ekip ka për qëllim që ta tregtojë këtë qelizë duke e parë si një burim energjie për paisje që vishen në vitin 2020. Ky artikull u publikua në “U.S. journal Proceedings of the National Academy of Sciences” këtë të hënë. Ekipi duke përfshirë edhe Kenjiro Fukuda, kërkues në “Riken’s Center for Emergent Matter Science” ka krijuar një polimer gjysëm përcjellës për një qelizë diellore me një trashësi prej 3 mikrometër duke e bërë qelizën të punueshme edhe në temperaturë 100 gradë Celsius. Qeliza e re fotovoltaike ka një konvertim të mirë të energjisë prej 10 % për një qelizë organike diellore. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button