Ekonomi

EKONOMI / Bota vërtitet gjithmonë përreth dollarit

dollar worldNga Moska kanë bërë të ditur që, nëse SHBA do të shkojnë përpara me reagimin e tyre ndaj ndërhyrjes ruse në Ukrainë, sidomos me sanksione, atëherë ata do të bëjnë lëvizjet e tyre për të futur në krizë dollarin. Eshtë një kërcënim që të bën të qeshësh. Më shumë se pesë vite pas shpërthimit të krizës financiare, e cila nisi pikërisht në Amerikë, kartëmonedha e gjelbër është më dominuese se kurrë. A thua se cfarëdolloj gjëje që të ndodhë shkon në avantazh të valutës amerikane, monedha tek e cila e gjithë bota rend, gjithmonë dhe kudo: përtej vlerës së saj.

Eshtë fakt që dollari është bërë kaq depërtues dhe i respektuar, saqë të duket si një forcë e përjetshme dhe e pasulmueshme. Nuk është kështu, por për momentin nuk ka alternativa. Në një libër që është duke ngjallur shumë diskutime – “The Dollar Trap” – Eswar Prasad, një profesor indian në Cornell University në SHBA, thotë se kriza e vitit 2008 bëri shumëkënd të mendojë për rënien e mundshme të monedhës së SHBA, për fundin e dominimit të saj si mjet këmbimi në tregti, dhe si rezervë valute e vendeve në të gjithë botën. Por, ndodhi e kundërta: në katër muajt e fundit të vitit 2008 (kriza e Lehman Brothers nisi në shtator të atij viti) hynë në SHBA 500 miliardë dollarë, në kërkim të një “strehimi” dhe mbrojtjeje kundër risqeve të krizës, e cila në atë pikë ishte bërë globale. Vendet në zhvillim, të cilët druheshin se mos ishin të goditshëm prej flukseve të dhunshëm të kapitalit, i rritën rezervat e tyre: dhe blenë mbi të gjitha, dollarë amerikanë. Cfarë ndodhi pastaj, kur Federal Reserve (banka qendrore amerikane) vendosi të lirojë në mënyrë të jashtëzakonshme politikën monetare, që solli si pasojë dobësimin e dollarit? Ndodhi që bankat e tjera qendrore, mbi të gjitha ato të vendeve në zhvillim, panë të forcoheshin valutat e tyre, me pasoja të rënda për eksportet: një arsye kjo, përse filluan të blejnë dollarë për të ulur normat e tyre të këmbimit. Pra, cfarëdolloj gjëje që të ndodhë, e gjithë bota vërtitet rreth dollarit amerikan.

Arsyeja nuk është vetëm që ajo amerikane është ekonomia më e madhe e botës. Faktori kyc qëndron në faktin që sistemi financiar amerikan është më i sofistikuari dhe më likuidi, pa asnjë të krahasuar. Dhe që valuta në disa momente ngrihet, por edhe bie: një arsye kjo përse për shumëkënd është më mirë të hyjnë në borxhe në dollarë se sa në një valutë (për shembull Euro), e cila ka tendencë vetëm të vlerësohet. Dhe nuk do të jetë rubla e Putinit që do ta zbresë dollarin nga piedestali. (/Sette/)

Leave a Reply

Back to top button