Histori

Ekspansionizmi, para Putinit / Nga Ivani i Tmerrshëm, tek Pjetri i Madh. Një rrugëtim nëpër historinë e rusëve

  • Ivan III i Madh, bashkuesi dhe autokrati i parë, apo Cari (Cezari) i Rusive
  • Ivani i Tmerrshëm, krijuesi i vërtetë i fuqisë ruse, cari që shpalli Moskën si Roma e tretë, duke marrë simbolet e jashtme të perandorit romak dhe duke krijuar edhe gardën e tij Pretoriane
  • Pjetri i Madh, modernizuesi. Ndërtoi nga hiçi një qytet, Shën Petërsburgun, sipas modelit të metropoleve perëndimore. Dhe ku ngrihej kryeqyteti i ri? Buzë balltikut
  • Në ADN-në e këtyre udhëheqësve me ambicie të mëdha u injektua edhe gjak gjerman: sundimtarja më e pushtetshme, ishte në fakt një grua e huaj e një nipi të Pjetrit të Madh: Katerina II

Lexoni historinë e Rusisë, përmes bëmave të atyre që e sunduan kombin që shtrihet në dy kontinente

Perëndimi vazhdon të pyesë veten, se cili është sekreti i suksesit të Putinit, se si ky president-padron mund në grusht një vend të madh sa një kontinent, duke ruajtur të paprekur popullaritetin e tij të madh. Ndoshta përgjigja është e thjeshtë: rusëve, Putini u pëlqen. Sepse ky ish spiun i KGB-së u ka premtuar atyre Rusinë e Madhe, një komb që anekson Krimenë dhe ua vë syrin shteteve balltike, që kërcënon Ukrainën dhe frikëson Bashkimin Evropian, që josh separatistët gjeorgjianë dhe ndëshkon Çeçeninë, që shkon nga Transnistria në “Novorossija”, emra, të cilët ne europianëve na thonë shumë pak, por që pasuesve të tij u sjellin në mendje një të kaluar të lavdishme, që nuk e kanë harruar asnjëherë.

Një strategji imperiale, e projektuar tashmë edhe përtej oqeanit, aq sa tani flitet për krahun e gjatë të Kremlinit, prapa zgjedhjeve amerikane. Ky projekt është gjithësesi i vjetër aq sa vetë Rusia, për shekuj të tërë, e gjejmë në fakt, në politikat ekspansioniste të paraardhësve të Putinit. Por a ka një ADN ruse? A ka një instinkt të përbashkët luftëdashës, një qasje ndaj luftës, e cila lidh njerëzit e pushtetshëm të këtij vendi, që nga Ivani i Tmerrshëm, tek Pjetri i Madh, nga sovranët e Kievit, tek Cari Nikolla I, që shumë kohë përpara strategjive të Stalinit dhe presidentit aktual?

Në fillim të viteve ‘900 Perandoria Ruse përfshinte …

[real3dflipbook id=”1435″]

Leave a Reply

Back to top button