Bota

Erdogan: Do ta paguajnë!

Screen Shot 2016-07-16 at 07.40.35Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një lidhje direkte me CNNN turk, ka thënë se ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë.

Ai ka thënë se përgjegjësit e këtij grusht shteti janë një fraksion brenda ushtrisë të cilët nuk janë të autorizuar nga zinxhiri komandues.

Qytetarët kanë reaguar pas thirrjeve të Presidentit Erdogan drejtuar popullit të Turqisë për të dalë në rrugë dhe sheshe, si përgjigje ndaj grushtit të shtetit.

Bëhet me dije se në këto çaste, qindra persona po vërshojnë rrugëve kryesore në Stamboll dhe Ankara në mbështetje të Erdogan.

Situata shfaqet e rënduar, ndërsa nga të dhënat e para, përgjatë orëve në vazhdim nuk mund të mos përjashtohet edhe një konflikt i armatosur mes popullsisë dhe forcave të ushtrisë që mbajnë deri tani në zotërim një pjesë të mirë të institucioneve kryesore në vend.

Leave a Reply

Back to top button