Your Life

“Është e vështirë ta përballosh humbjen e një personi të dashur”. Historia e dhimbshme e Angela Lansbury

Është padyshim shumë e vështirë të përballosh humbjen e dikujt që do, sidomos kur me atë person ke kaluar një jetë të tërë. Sado që thonë se koha e bën dhimbjen më të lehtë, sërish ai person lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemër. E tillë është dhe historia e aktores së mirënjohur Angela Lansbury, e cila na rrëfen se si e kaloi periudhën e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.

“Pas vdekjes së tim shoqi, ndihesha totalisht e bllokuar nga dhimbja për tri vite. Është e vështirë të përballosh humbjen e një personi të dashur. Më mungon çdo ditë. Ishte gjithë jeta ime, partneri dhe bashkëpunëtori im në gjithçka, një mashkull i përkushtuar ndaj të tjerëve, që nga gjestet më të vogla. Ai bënte pjesë në atë grupin e meshkujve që edhe pse u moshua me kohën, nuk përtonte asnjëherë të më hapte derën ndërsa unë hyja në makinë. Ishte i rrallë, meshkuj si ai në ditët e sotme janë të rrallë.

Më pas, teatri më solli pak lumturi. Unë e dua teatrin, zemra ime është aty. Sa herë që diçka nuk shkonte mirë në jetën time, streha ime ka qenë teatri. Shkoja atje dhe përkushtohesha totalisht në pjesët e mia, aq sa lehtësimi ishte maksimal. Këtë gjë bëra dhe kur më vdiq im shoq, pjesën më të madhe të kohës e kaloja në teatër. Jo sepse nuk kisha çfarë të bëja tjetër, por sepse aty unë shkëputesha nga realiteti i jashtëm. Nëse do të merresha me diçka tjetër, isha e sigurtë që në çdo moment diçka do të më kujtonte tim shoq.

Mendoni se e kalova dhimbjen duke u përpjekur të isha e njohur në teatër apo kinema? Ndoshta. Unë u mundova ta kaloja gjithë dhimbjen e ndarjes nga jeta të tim shoqi, duke u marrë me diçka. Në atë moment, teatri m’u gjend si mundësia më e mirë. Njohja nga të tjerët ishte rrjedhojë, jo synim në vetvete. Ama gjërat rrodhën në mënyrë të tillë që në Londër, çdo mbrëmje, kur dilja nga teatri për të shkuar në shtëpi, kishte dhjetra persona që prisnin të më takonin. Italianë, spanjollë, francezë, turq… Ata ishin aty për Jessica Fletcher dhe kjo sigurisht që më gëzonte pamasë. Kjo ishte shenjë e vlerësimit që ata kishin për mua”.

Back to top button