Sport

Eufori britanike. Goli i dytë solli një shi birre në Londër

Duhej të kalonin 28 vjet që Anglia të kthehej në gjysëmfinale. Ka breza që nuk i kanë parë Paul Gascoigne, Gary Lineker ose Peter Shiltonnë kampionatin që organizoi Italia në 1990 ku ekipi britanik mbeti në gjysëmfinale nga eliminimi me Gjermaninë përmes penalltive dhe me humbjen me Italinë për medaljen e bronxit. Pothuaj tri dekada më vonë ekipi anglez u kthye në 4 më të mirat e botës. Harry Maguire  ishte ai që shënoi kudër Suedisë, por deliri erdhi kur Bamidele Alli  shënoi 2 me 0 për të garantuar kështu biletën në fazën pasardhëse. Mijëra kilometra, në Londër tifozët u mblodhën për të ndjekur lojën përmes një ekrani të madh me pije dhe me ulërimën e tifozëve që u shoqërua nga një katarakt birre. Shiu i pijeve alkoolike u shndrrua në një dukuri virale dhe videoja përshkroi botën. Ëndrra e të marrit kupën e dytë ushqen shpresat e suksesit të vitit 1966 kur shpikësit e futbollit fitonin kampionatin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button