Enciklopedike

Everest, mbi 200 trupa alpinistësh të vdekur shërbejnë si pika orientimi për të tjerët

Screen Shot 2015-09-21 at 08.51.41

Mali ofron mundësi të pafundme për të humbur jetën, nga rënia në humnerë tek asfiksia nga mungesa e oksigjenit

Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur, në përpjekje për t’u ngjitur në malin Everest. Mali ofron mundësi të pafundme për të humbur jetën, nga rënia në humnerë tek asfiksia nga mungesa e oksigjenit. E megjithatë, alpinistët vazhdojnë të provojnë aftësitë e tyre – dhe fatin – në pushtimin e majës më të lartë në botë, pavarësisht rreziqeve të dukshme.

Në fakt, kushtet ekstreme klimaterike i kanë ruajtur trupat e pajetë të paprekur për vite me rradhë, përgjatë rrugëës për në majë, aq sa shumë trupa shërbejnë edhe si gurë kilometrikë, për orientimin e alipinistëve të tjerë. Këtu po paraqesim disa prej tyre:

Trupi i “çizmes së Gjelbër”, një alpinist indian që gjeti vdekjen në vitin 1996, dhe besohet se është shtetasi Tsevang Paljor, qëndron pranë një shpelle, nëpër të cilën çdo alpinist duhet të kalojë në rrugën e tij për të kapur majën. I ndjeri, shërben tashmë si një shenjues që alpinistët e përdorin, për të vlerësuar sesa pranë majës ndodhen. “Çizmja e Gjelbër” humbi jetën pasi u nda nga grupi i tij. Ai kërkoi strehim në një guvë, por pa dobi. Ai u ul atje i ngjethur nga i ftohti, derisa vdiq.

Në vitin 2006, alpinisti anglez Dejvid Sharp, iu “bashkua” “çizmes së Gjelbër” . Ai u ndal në shpellën famëkeqe për të pushuar. Trupi i tij ngriu në vend, duke e bërë të paaftë për të lëvizur, por gjithësesi ishte ende gjallë. Mbi 40 alpinistë kaluan pranë tij, teksa ai ndodhej i ngrirë për vdekje.

Gjendja e tij mund të jetë anashkaluar, teksa kalimtarët supozuan se Sharp tashmë kishte humbur jetën sikurse “çizmja e Gjelbër”. Më në fund, disa alpinistë dëgjuan disa rënkime të zbehta, e kuptuan se ai ishte ende gjallë, dhe shumë vonë, u përpoqën t’i japin oksigjen dhe ndihmojnë të qëndrojë në këmbë.

Frensis Arsentiev, ishte gruaja e parë amerikane që në vitin 1998 mbërriti në kampin e fundit bazë në Everest, pa ndihmën e oksigjenit. Por, alpinistët nuk e njohin këtë si një ngjarje të suksesshme, përderisa ajo nuk zbriti kurrë nga mali. Pas një ngjitjeje pranë kampit, ​​burri i saj alpinist, vuri re se ajo ishte zhdukur.

Pavarësisht nga rreziqet, ai zgjodhi të kthehet prapa për të gjetur gjithësesi gruan e tij . Gjatë rrugës, ai takoi një ekip alpinistësh uzbekë, të cilët i thanë se ishin përpjekur ta ndihmonin Frensisin, por u detyruan ta braktisnin, kur oksigjeni që kishin me vete ishte pakësuar ndjeshëm.

Ditën tjetër, dy alpinistë të tjerë e gjetën Frensisin, e cila ishte ende gjallë, por në një gjendje shumë të sfilitur, për të qenë në gjendje të lëvizte. Sëpata që çan akullin e burrit të saj dhe litari ishin aty pranë, por ai nuk u pa gjëkundi. Frensisi vdiq ku e lanë dy alpinistët, dhe alpinistë të tjerë zbuluan vendodhjen e burrit të saj vitin e ardhshëm, kur gjetën trupin e tij në faqen e malit, ku ai ishte rrëzuar për vdekje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button