Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Milingonat gjigande të floririt

Screen Shot 2015-06-30 at 22.56.09

Në Librin e Tretë, Herodoti shkruan se milingona gjigande, në përmasat e dhelprave, jetonin në Persi dhe shpërndanin thërrmija të arta pluhuri, teksa gërrmonin tokën. Herodoti shkruan në këtë Libër se, pasi milingonat ndanin pluhurin e artë nga rëra, vendasit merrnin më pas pluhurin.

Për shekuj të tërë, historianët e kanë kritikuar me të drejtë këtë pretendim, si i sajuar. Por, në vitin 1990, kur një eksplorator francez zbuloi se një marmot (një lloj ketri i madh), i cili jetonte në Himalaje (Indi dhe Pakistan) shpërndante pluhur të artë kur gërmonte tokën. Njerëzit që jetonin në këtë zonë, pllajën Deosai, kishin një gojëdhënë, e cila përshkruante sesi të parët e tyre e mblidhnin pluhurin e arit nga toka. Fjala Persiane për milingonë mali ishte shumë e ngjashme me fjalën persiane për Marmotën, kështu që Herodoti i kishte keqkuptuar persianët, me të cilët kishte folur përpara se të tregonte historinë. Megjithëse përshkrimi i tij i kafshëve doli të ishte një keqkuptim dhe jo gënjeshtër, Herodoti më vonë pohoi në Librin e Tretë se “milingonat” ishin grabitqarë devesh të rritura, që i gjuanin dhe i copëtonin ato. Por Marmotët (ndoshta) nuk e kanë bërë këtë gjë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button