Horizonti.al

Fakte mahnitëse psikologjike

Screen Shot 2015-08-11 at 15.54.20

Njerëzit nuk janë aq të ndryshëm sa mendojnë. Të gjithëve na lidhin këto fakte psikologjike.

Kënga juaj e preferuar sigurisht është e lidhur me një ngjarje emotive.

Sa më tepër shpenzoni për të tjerët, aq më të lumtur jeni.

Shoqëria me njerëz të lumtur ju bën më të lumtur.

Njerëzit në moshë prej 18 deri më 33 vjeç janë më së shumti nën stres.

Bindja që keni fjetur mirë e mashtron trurin të mendojë që vërtet keni fjetur mirë.

Njerëzit e mençur nënvlerësojnë veten, ndërsa injorantët mendojnë që janë të mrekullueshëm.

Kur kujtoni një ngjarje nga e kaluara, ju në fakt e kujtoni herën e fundit që keni menduar për atë ngjarje.

Pa marrë parasysh se sa mundoheni, asnjëherë nuk mund t’ju kujtohet se si ka filluar një ëndërr.

Një hulumtim ka treguar që shumica e vendimeve tona janë të nënvetëdijes.

Ka disa religjione që praktikojnë më pak stres.

Vendimet tuaja janë më racionale kur mendohen në gjuhë tjetër.

Nëse i paralajmëroni qëllimet tuaja, gjasat për të pasur sukses janë më të vogla.

Leave a Reply

Back to top button