Histori

Fakte pak të njohura për anglo-saksonët: Kultura anglo-saksone pothuaj u zhduk nga vikingët danezë

Screen Shot 2016-06-30 at 13.57.15Para se ata të mposhteshin nga normanët në vijim të Betejës së Hastings në vitin 1066, një grup vikingësh (danezë) pothuajse zhdukën kulturën anglo-saksone. Duke filluar nga shekulli i nëntë, pas vitesh të tërë me sulmeve përgjatë brigjeve, vikingët danezë filluan të vendoseshin në Britani dhe të krijojnë komunitete të vogla, por të fuqishme,.

Në vitin 851, një ushtri daneze qëndroi gjatë dimrit në qendrën e tyre në Thanet, ndërsa më vonë, një forcë prej rreth 350 anijesh, sulmuan Canterburyn dhe Londrën, para se të mundeshin nga një ushtri saksone perëndimore. Kjo humbje e hershme nuk i frenoi danezët, sepse ata vazhduan të dynden në ishull. Ata u bënë fermerë dhe luftëtarë të frikshëm, gjë e cila u dha shumë pushtet politik.

Deri në fund të shekullit të nëntë, ligji danez mbeti në fuqi në 14 rajone, shumica e të cilave janë të vendosura në veri dhe lindje. Sipas ligjeve daneze, një kulturë të fuqishme Anglo-Nordike pothuaj e zhduku kulturën anglo-saksone. Nga ana e tyre, anglo-saksonët, të cilët ishin tërësisht të krishterë në këtë pikë, i shihnin danezët pagane si një racë më vete demonësh, të kontrolluar nga Satanai. Edhe pse të dy grupet ishin kulturalisht dhe gjenetikisht të ngjashëm me njëri-tjetrin, ky dallime fetar ndihmoi për të përjetësuar një cikël dhune, i cili do të zgjasë edhe në shekullin e 11-të./bota.al

Leave a Reply

Back to top button