Zodiak

FATI, KARRIERA, DASHURIA – Horoskopi 2019 për shenjën e DEMIT

2019: Lidhni rripin Dem, do të jetë një vit plot ulje-ngritje.

Në 6 mars, Urani hyn në shenjën tuaj si një Dem në një dyqan qelqurinash – dhe do i shkundë gjërat për 7 vitet e ardhshme.

Kaos, kryengritje, ndryshime radikale – e dimë që këto nuk janë fjalët tuaja të preferuara. Por në një farë mënyre, Dem, ju jeni më të aftët për të kaluar me lehtësi këtë tranzit. Në fund të fundit, çfarëdo që të ndodhë, ju i keni gjithmonë këmbët në tokë.

Dhe kjo është gjë e mirë, sepse kur Urani hyn në një shenjë, ai nuk lë gur pa lëvizur! Dhe shkundja ndihet në të gjitha fushat e jetës: mënyrën si i qaseni situatave, sensi juaj i qëllimit, dukja, e madje edhe shëndeti juaj.

Me Uranin retrograd nga 11 gushti deri në janar të vitit të ardhshëm, shumë ndryshime do të ndodhin në nivel të brendshëm fillimisht. Por rrini të sigurt se kur të mbarojë me ju në vitin 2016, ju as nuk do e njihni veten.

Urani e mbyll vitin në një tripalësh me Jupiterin në 15 Dhjetor (pak pasi Jupiteri hyn tek Bricjapi). Deri atëherë ju duhet të ndiheni më optimistë për ndryshimet që shpalosen në jetën tuaj, dhe do të keni një ide më të mirë se ku po ju shpien këto ndryshime. Në këtë kohë mund të shfaqen shpërblime, nëse ju jeni të gatshëm.

Dhe ky është çelësi i mbijetesës – dhe lulëzimit – me Uranin në shenjën tuaj: të punoni me forcat e ndryshimit, dhe jo kundër tyre.

Nëse doni të jeni proaktivë për ndryshimin në 2019, sistemi juaj i besimit dhe mendimet janë një pikënisje e mirë. Nyja Jugore e Hënës në Bricjap e bën të kollajtë që të bini në besimet e vjetra kufizuese dhe zërin e brendshëm ndëshkues, kështu që jini vigjilentë ndaj negativitetit të maskuar si “realizëm”.

E dimë që jeni më të fortë se pjesa tjetër, Dem, por me Nyjen Veriore tek Gaforrja, mund të duhet të provoni edhe pakëz butësi. Në fund të fundit, me Uranin që ju sjell kaq shumë ulje-ngritje, mund të ndiheni pak të brishtë – kështu që kujdesuni për veten.

DASHURIA

Jupiteri i ndez gjërat kudo që shkon, Dem… dhe ky është lajm i mirë për jetën tuaj dashurore.

Perëndesha e Dashurisë Venusi takohet dy herë me Jupiterin në shenjën e tij të Shigjetarit, dhe takimet e tyre në 22 janar dhe 24 nëntor e mbushin gjithë vitin me një ndriçim rozë të dashurisë. Qoftë nëse jeni në dashuri me dikë, apo në dashuri me jetën, prisni që pasionet të ringjallen fort.

Venusi dhe Jupiteri hapin një botë të re për mundësitë romantike dhe seksuale. Por me Jupiterin që ndesh edhe Neptunin tre herë këtë vit (13 janar, 16 qershor dhe 21 shtator) me siguri do ketë pak konfuzion, mes fantazisë dhe realitetit. Periudha retrograd e Jupiterit, nga 10 prilli deri në 11 gusht, ju ndihmon të frenoni teprimet dhe të shihni gjërat në perspektivë.

Me katër planete që takohen tek Virgjëresha në gusht dhe shtator, do jetë më e lehtë të përdorni gjykimin e mirë. Por mos u bëni shumë përzgjedhës, mund të humbni argëtimin. Sigurisht gjithçka varet nga ajo që po kërkoni tani. Qoftë nëse është diçka rastësore, apo diçka më serioze, nderoje veten duke përvetësuar dëshirat e tua.

Dëshira përmbushet kur dashnorët hyjnorë, Venusi dhe Marsi, bashkohen tek Virgjëresha në 24 gusht. Nëse ju dhe partneri keni dashuri të nisni një familje, ky mund të jetë shansi i artë. Por edhe nëse nuk është një fëmijë në kuptimin e drejtpërdrejtë, ky aspekt ju ndihmon që të manifestoni çdo gjë që mund të krijoni së bashku.

Me Uranin në shenjën tuaj, Dem, ju ribëni veten radikalisht këtë vit. Dhe nëse keni qenë me dikë për një kohë të gjatë, kjo mund të jetë edhe seksi, por edhe e frikshme. Partneri mund të mos e kuptojë tërësisht atë që po kaloni, dhe mund të shfaqen ndjenja xhelozie.

Komunikimi është kyç – sidomos nga 3 tetori deri në 9 dhjetor, kur Mërkuri kalon në tranzit të shenjën tuaj të kundërt, Akrepin. Retrogradi i Mërkurit gjatë tre javëve të para të Nëntorit krijon potencialin për keqkuptime. Kështu që bëhuni të duruar, dhe më e rëndësishmja, jini të ndershëm – nëse jeni vërtetë një çift i pushtetshëm, marrëdhënia do të zhvillohet bashkë me ju.

KARRIERA

Priten ndryshime të mëdha, Dem. Por ndërkohë që valët e shokut të Uranit ndihen kudo në jetën tënde këtë vit, në punë, 2019 do jetë një vit pa drama.

Por nuk ka pse të jetë i mërzitshëm. Rreth hënës së re të Ujorit në 4 shkurt, Mërkuri dhe Dielli bëjnë një lidhje me Jupiterin tek Shigjetari dhe Mars-Uranin tek Dashi dhe rezultati është një shtytje e fortë për karrierën tuaj.

Pasi Marsi dhe Urani të marrin komandën e shenjës suaj (respektivisht në 14 shkurt dhe 6 mars), shpirti juaj konkurrues hyn në xhiro maksimale. Por me Venusin tek Ujori dhe lidhjen Mars-Jupiter, shtyrja përpara e axhendës suaj mund të mos jetë mënyra më e mirë për të marrë rezultate – të qënit lojtar ekipi kënaq nevojën tuaj për sukses.

Marrëdhëniet në punë nuk janë diçka që ju e merrni lehtë. Sërish me dy hëna të plota në Peshore këtë pranverë (20 mars dhe 19 prill), është koha mbase të shkëpusni disa lidhje biznesi dhe të krijoni të reja – sidomos nëse të vjetrat nuk janë të drejta. Nga fundi i prillit deri në qershor, katër planete tek Binjakët aktivizojnë kuadrin Jupiter’Neptun. Eksploroni të gjitha opsionet tuaja, por kujdes mos e ekzagjeroni, ose mos premtoni më shumë nga sa mund të përmbushni.

Nga fundi i prillit deri në fillim të tetorit, Saturni retrograd dhe Plutoni tek Bricjapi ju sfidojnë të rishkruani deklaratën e misionit tuaj personal. Më pas do jeni më të qartë për gjërat që kanë vërtetë rëndësi në punë.

Sa më me takt dhe diplomatikë të jeni, aq më shumë do të dalë e juaja.

MeB

Leave a Reply

Back to top button