Sport

FIFA vjen me një tjetër risi, ndryshon formulën e botërorit të klubeve

Organizata Botërorit e Futbollit gjithmonë ka sjell ndryshime në formatet që ajo organizon,duke kërkuar gjithmonë sukses. Këtë gjë ka bërë dhe me botërorin e klubeve ku sipas meduzave të huaja thuhet se ka ndryshuar formulën. Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur të ndryshojë formatin e organizimit të Botërorit të klubeve. Me formatin e ri, ky event do të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra. Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4 vjeçarit, 12 prej të cilave nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet ky event. Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e këtij kompeticioini.

Leave a Reply

Back to top button