Magazine

Fjalimi drithërues i Steve Jobs për vdekjen. Duhet ta lexoni.

Fjalimi i mëposhtëm është shkëputur nga Steve Jobs’ Commencement address. Shpresojmë ta pëlqeni dhe t’ju motivojë në mënyrën e duhur.

“Historia ime e tretë ka të bëjë me vdekjen.

Kur isha 17 vjeç, lexova një citim që thoshte pak a shumë: “Nëse e jetoni çdo ditë sikur të ishte e fundit, një ditë me siguri do të keni të drejtë”. Më bëri përshtypje, dhe që atëherë, për 33 vitet e fundit, unë jam parë në pasqyrë çdo mëngjes dhe pyes veten: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë që jam gati të bëj bëj sot? ” Dhe sa herë që përgjigjja ka qenë “Jo” për shumë ditë rresht, e di që duhet të ndryshoj diçka.

Të kujtoj se do të vdes së shpejti është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë për të më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë. Sepse pothuajse gjithçka – të gjitha pritjet e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika nga sikleti ose dështimi – këto gjëra thjesht largohen përballë vdekjes, duke lënë vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Të kujtosh se do të vdesësh është mënyra më e mirë që di për të shmangur grackën e të menduarit se ke diçka për të humbur. Në atë moment jeni lakuriq. Nuk ka asnjë arsye për të mos e ndjekur zemrën tuaj.

Rreth një vit më parë u diagnostikova me kancer. Bëra një skanim në 7:30 të mëngjesit, dhe ai tregoi qartë një tumor në pankreasin tim. As nuk e dija se çfarë ishte pankreasi. Mjekët më thanë se ky ishte pothuajse një lloj kanceri i pashërueshëm dhe se mund të jetoja jo më shumë se tre deri në gjashtë muaj. Mjeku më këshilloi të shkoj në shtëpi dhe të rregulloj punët e mia, siç është kodi i mjekut për t’u përgatitur për të vdekur. Ai donte të thoshte se duhet të përpiqesha t’u tregoja fëmijëve çdo amanet timin. Një lajm i tillë do të thotë të siguroheni që gjithçka është e mbyllur në mënyrë që të jetë sa më e lehtë për familjen tuaj. Do të thotë të thuash lamtumirë.

Kam jetuar me atë diagnozë gjithë ditën. Më vonë atë mbrëmje bëra një biopsi, ku më futën një endoskop në fyt, përmes stomakut dhe zorrëve, më vunë një gjilpërë në pankreas dhe mora disa qeliza nga tumori. Unë u qetësova, por gruaja ime, e cila ishte atje, më tha se kur i panë qelizat nën një mikroskop, mjekët filluan të qajnë sepse doli të ishte një formë shumë e rrallë e kancerit të pankreasit që shërohet me operacion. E bëra operacionin dhe tani jam mirë.

Kjo ishte periudha më e afërt, me të cilën jam përballur me vdekjen dhe shpresoj të jetë e vetmja edhe për disa dekada të tjera. Pasi e kam përjetuar atë, tani mund t’ju them me më shumë siguri se vdekja ështe një koncept i dobishëm, por thjesht intelektual:

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë nuk duan të vdesin për të arritur atje. E megjithatë vdekja është destinacioni që ne të gjithë e ndajmë. Askush nuk i ka shpëtuar kurrë. Dhe është ashtu siç duhet të jetë, sepse Vdekja ka shumë të ngjarë të jetë shpikja e vetme më e mirë e Jetës. Është agjenti i ndryshimit të Jetës. Pastron të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë. Tani për tani i riu je ti, por një ditë jo shumë vonë nga tani, gradualisht do të bëhesh i vjetër dhe do të duhet të pastrohesh. Më falni që jam kaq dramatik, por kjo është e vërteta.

Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi e dinë se çfarë doni vërtet të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.

Kur isha i ri, kishte një botim të mahnitshëm të quajtur Katalogu i Gjithë Tokës, i cili ishte një nga biblat e brezit tim. Ajo u krijua nga një shok imi i quajtur Stjuart Brend jo shumë larg nga këtu në Menlo Park, dhe ai e solli atë në jetë me prekjen e tij poetike. Kjo gjë ndodhi në fund të viteve 1960, para kompjuterëve personalë dhe botimeve në desktop, kështu që gjithçka ishte bërë me makina shkrimi, gërshërë dhe kamera Polaroid. Ishte njëlloj si Google, por ama 35 vjet para se të shpikej Google: Miku im ishte idealist dhe i tejmbushur me mjete të pastra dhe nocione të shkëlqyera.

Stjuart dhe ekipi i tij nxorën disa numra të Katalogut të Gjithë Tokës. Ishte mesi i viteve 1970, dhe unë isha afërsisht në moshën tuaj. Në kopertinën e pasme të numrit të tyre të fundit ishte një fotografi e një rruge fshati herët në mëngjes. Nën të ishin fjalët: “Qëndroni të uritur. Qëndroni të çmendur”.  Ishte mesazhi i tyre i lamtumirës ndërsa firmosën mbylljen e revistës. Qëndroni të uritur. Qëndroni të çmendur. Dhe unë gjithmonë e kam uruar këtë për veten time. Dhe tani, kur diplomoheni, jua uroj këtë gjë edhe ju.

Qëndroni të uritur. Qëndroni të çmendur.

Faleminderit shumë të gjithëve!”

Back to top button