Enciklopedike

Forca Ajrore e SHBA donte të godiste Hënën me bombë atomike

Seria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
moon nukeKur Forca Ajrore e SHBA kuptoi se Bashkimi Sovjetik po përparonte në garën hapësinore që sapo kishte lindur, ata vendosën të reagojnë në mënyrën më të cmendur të mundshme – duke goditur vetë Hënën me bombë atomike.
Sipas Leonard Reiffel, fizikani që kryesoi projektin, udhëheqja e forcave ajrore e pyeti në lidhje me këtë cështje në vitin 1958. Ata donin të dinin nëse ishte e mundur të lëshohej një raketë balistike në sipërfaqen e Hënës, me një ngarkesë të mjaftueshme për të krijuar një re kërpudhe të dukshme nga Toka. Studimi i Reiffelit, që mori emrin e koduar Projekti A119 “Një Studim i Fluturimeve Kërkimorë Hënorë”, konkludoi se do të ishte e mundur, ndonëse shpërthimi do të ishte “mikroskopik” për syrin e lirë. Në fakt, sipas llogarisë së Reiffelit, një raketë ICBM e lëshuar nga një vendndodhje e paditur në Tokë mund të godiste një shënjestër në Hënë me një marzh gabimi prej 3.2 km.
Ndonëse qëllimi kryesor i Projektit A119 ishte të trembeshin sovjetikët (dhe gjithë të tjerët), Forca Ajrore kishte në fakt edhe një objektiv të dytë, të fshehtë. Një shpërthim bërthamor në Hënë do të ndihmonte për testimin e efekteve të udhëtimit hapësinor për armët atomike. Kjo ishte jetike për një plan-propozim të Forcës Ajrore për të krijuar vende lëshimi raketash ICBM për në Hënë. Nëse BS, në një farë mënyre do të fitonte avantazh në një luftë bërthamore me SHBA, atëherë pjesa e mbetur e ushtrisë amerikane mund të lëshonte raketat e fshehta në Hënë si dhe të niste shkatërrimin e rusëve që nga bazat hapësinore.
Projekti A119 u braktis për shkak të shqetësimeve mbi efektet e bombës atomike mbi “radioaktivitetin normal të Hënës”.

Leave a Reply

Back to top button