Kinema & TV

Forest Whitaker, në një film për grabitjen më të madhe të një banke në historinë e Amerikës

Historia e grabitjes më të madhe bankare në historinë e SHBA, realizuar në vitin 1972 në United California Bank të Laguna Niguel në Kaliforni, për një ngarkesë prej 30 milionë dollarësh (172 milionë me kursin e sotëm) është tema e filmit “Finding Steve McQueen”, me regjisor Mark Steven Johnson.

Mes aktorëve është fituesi i Oscar Forest Whitaker, si dhe, ndër të tjerë, Travis Fimmel, William Fichtner, Rachael Taylor dhe italiania Gioia Libardoni. Filmi, i prodhuar nga “Identitety Films”, “Paradox Studios”, “Ambi Group”, do të mbërrijë në kinematë amerikane në vitin 2018 me Open Road. Johnson, regjisor i filmave si “Daredevil” dhe “Ghost Rider”, në “Finding Steve McQueen” (aktualisht në postproduksion), sjell në ekranin e madh skenarin e Keith Sharon dhe Ken Hixon. Në qendër të filmit, një bandë hajdutësh nga Youngstown (Ohio), e cila ka në plan që të vjedhë 30 milionë $, të cilët i përkasin fondit të fshehtë të presidentit Richard Nixon. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button