Foto

FOTO – “Xhihadisti trendi”, modeli i ISIS që po “çmend” rrjetet sociale

Rrjetet sociale sot janë kthyer në një mjet shumë të rëndësishëm për këdo dhe ato shfrytëzohen mjaft mirë edhe nga grupi i ekstremistëve në Irak dhe Siri, i njohur si ISIS. Një ndër ta është edhe një i ri nga Egjipti i quajtur Islam Yaken, i cili ka mahnitur vajzat në rrjetet sociale me imazhin e tij. Ai njihet me nofkën “xhihadisti trendi” dhe shpesh në profilin e tij publikon foto të trupit të tij, por në disa raste edhe të krimeve monstruoze. Mediat britanike shkruajnë se ky djalosh po përdoret si një formë propagande nga rrjeti terrorist, pasi ai rrjedh një familje e pasur në vendin e tij, i shkolluar në shkolla perëndimore dhe njohës i mirë i gjuhës angleze dhe frënge. Ai ka pasur pasion palestrën dhe i kushtonte një rëndësi të madhe bukurisë fizike. Por tani duket se pasioni i tij është të vrasë dhe të therë njerëz.

xhihadisti 3 xhihadisti 2 xhihadisti 1

Leave a Reply

Back to top button