Foto

FOTO / Zëvendëskryeministri rus ‘tallet’ me presidentin e SHBA

zvministriZëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin ka postuar një foto në rrjetin e tij social Twitter, me të cilën ‘tallet’ me presidentin e SHBA-ve, Barack Obamën. Në foto duken presidenti i SHBA-ve Obama i cili mban në dorë një qenush, dhe presidentin e Rusisë, Putin i cili mban në dorë një leopard. Duke i krahasuar, Rogozin deklaron se ekziston një ndryshim mes tyre, si në vlera dhe aleatë: “Ne kemi vlera dhe aleatë të ndryshëm”, ka shkruar Rogozin në fotografinë e postuar. Kjo ‘shaka’ është bërë disa ditë pas sanksioneve që SHBA-të i kanë vendosur Rusisë, dhe mediet ruse e kanë quajtur këtë, një “sfidë ndaj burrërisë” së presidentit të SHBA-ve

Leave a Reply

Back to top button